Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për televizionin Kanal 5, ka folur për vizitën në SHBA dhe takimin me Sekretarin Amerikan të SHBA-ve, Antoni Blinken, të cilin e vlerësoi si jashtëzakonisht miqësore dhe të dobishëm me mbështetje të drejtpërdrejtë, të fuqishme dhe të qartë të SHBA-ve për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Në atë drejtim, siç tha Kryeministri, u diskutua për sfidën që ka shteti, që është sjellja e amendamenteve, me synim vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit dhe hapjen e kapitujve.
“Është e domosdoshme që të gjitha partitë politike dhe deputetët të marrin vendime që synojnë përmirësimin e standardit jetësor, përmirësimin e ekonomisë, institucioneve, gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme – të jetojnë në Maqedoninë evropiane, shtet anëtar i BE-së, dhe të mos shkojnë të punojnë jashtë në vendet anëtare të BE-së.
Konsideroj se mesazhi ishte shumë i qartë dhe se procesi ka nisur, sepse në Ministrinë e Drejtësisë është krijuar një grup pune, ku përfaqësues të partive politike dhe ekspertë të akademisë dhe të së drejtës kushtetuese tashmë kanë filluar punën dhe kanë përgatitur një propozim për amendamentet, të cilat më pas do të gjenden dhe në një diskutim publik me odat e tregtisë, etj. e më pas në procedurë parlamentare para partive politike.
Është përgjegjësi e çdo deputeti që në kuadër të mandatit të merr vendime në interes të shtetit”, tha Kryeministri Kovacevski në këtë intervistë.