Në diskutim, Kryeministri Kovaçevski u fokusua në detyrimin e të gjitha vendeve që të dënojnë ashpër agresionin kundër parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit botëror, duke përfshirë deokracinë, si dhe të tregojnë solidaritet dhe unitet në mbrojtjen e vlerave morale, veçanërisht në një kohë sfidash globale. Çdo formë agresioni dhe vuajtjeje e popullatës civile, si mjet për arritjen e një qëllimi, u vlerësua si i papranueshëm.
Me tryezën e rrumbullakët, në Samitin e Këshillit të Evropës, bashkëkryeson Presidenti i Rumanisë Klaus Johanes dhe Kryeministri i Luksemburgut Havier Betel, ndërsa morën pjesë edhe Kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishel, Presidentja e Sllovakisë Suzana Çaputova, kryeministrat e Gjeorgjisë Irakli Garibashvili, i Norvegjisë Jonas Gar Store dhe Italisë Xhorxhija Meloni.