Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Gert Jan Koopman, me drejtorin e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian dhe me Mikela Matuala, ushtruese e detyrës drejtoresh për Ballkanin Perëndimorë në Drejtorin e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian.
Në takim u komunikua një mesazh i qartë se Bashkimi Evropian pret zhvillim të shpejtë të rajonit. Dhe në këtë drejtim u përcoll mesazhi se Bashkimi Evropian e mbështet fuqishëm Republikën e Maqedonisë së Veriut në hapin e ardhshëm të integrimit evropian.
Maqedonia e Veriut, siç është vlerësuar, ka një mundësi historike për përparim që do t'u sigurojë qytetarëve të vendit një cilësi evropiane të jetës. Prandaj, siç është vërtetuar, është e nevojshme të merren vendime madhore, në të cilat pritet të kontribuojnë të gjitha subjektet politike në vend.
Gjithashtu theksohet se përparimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së nënkupton kontribut në kontekstin rajonal dhe në paqen dhe stabilitetin evropian, i cili pritet të merret parasysh nga të gjithë aktorët politikë në vend.
Konkretisht u diskutua për rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e mbështetjes së tyre në Kuvend nga deputetët.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi përfaqësuesit e lartë evropianë për mbështetjen e BE-së në arritjen e prioriteteve strategjike të vendit tonë.
“Ne praktikojmë një sistem evropian vlerash: në kuptimin e respektimit të plotë të të drejtave të njeriut dhe si shembull i një demokracie të suksesshme, funksionale multietnike; me transparencën 100 për qind të Qeverisë dhe ngjitjen me 19 vende më lart në fushën e lirisë së medias; ne u pozicionuam në mënyrë efikase dhe të vendosur në përputhje me politikën e jashtme të BE-së në lidhje me situatën në Ukrainë. Qeveria po punon në mënyrë aktive për reformat e nevojshme që janë pjesë e agjendës evropiane, për zgjidhjet për përballimin e sfidave të krizës botërore, për projekte të rëndësishme infrastrukturore që lidhin shtetin me rajonin dhe me Evropën. Qeveria ka një vendosmëri të fortë politike për suksese të reja në integrimet evropiane, sepse për qytetarët realisht nënkuptojnë përmirësim të standardit jetësor dhe cilësi evropiane të jetës dhe presim që kjo të merret seriozisht nga të gjithë politikanët, deputetët, politikanët partitë në vend”, tha kryeministri Kovaçevski në takimin me përfaqësuesit evropianë Koopman dhe Matuela.