Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti takim me ambasadoren e SHBA-ve në vend, Angela Prajs Ageler.
Takimi është në kuadër të dialogut të rregullt me ambasadoren amerikane për temat e përbashkëta të agjendës në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vjen pas vizitës së Kryeministrit Kovaçevski në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e padyshimtë për vendin tonë që ka marrë nga Sekretari Shtetëror Amerikan, Antoni Blinken, në takimin e mbajtur më 9 maj në Uashington, veçanërisht në prag të hapave të ardhshëm në procesin e eurointegrimit të vendit.
Reciprokisht u theksua përkushtimi për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve miqësore, dypalëshe dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, si aleate në NATO, por edhe si dy vende që ndajnë vlera të përbashkëta.
Ambasadori Ageler përcolli vendosmërinë e fuqishme të SHBA-ve për të vazhduar mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar shumë vendimet e mëparshme të marra nga Qeveria në drejtim të sigurimit të një të ardhmeje me prosperitet në kuadër të BE-së dhe NATO-s.