Republika e Maqedonisë së Veriut respekton rekomandimet e Këshillit Evropian lidhur me arsimin parashkollor, shkollor, profesional, të lartë dhe arsimine të rriturve, vullnetarizmin e të rinjve dhe mobilitetin. Institucionet nacionale nga fusha e arsimit çdo ditë po tregojnë pjekuri më të madhe në bashkëpunim dhe koordinimin ndërinstitucional. Punojmë për avancimin e cilësisë së procesit edukati-arsimor në të gjitha nivelet, duke i bazuar politikat në dokumentet strategjike dhe zgjidhjet ligjore në proces gjithëpërfshirës, me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara. Këtë e vlerësoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e skriningut bilateral për Kapitullin 26 – Arsimi, Kultura, Rinia dhe Sporti e cila sot u mbajt në Bruksel.
Ministri Shaqiri theksoi se e drejta kushtetuese është e garantuar në arsim, e aksesueshme për të gjithë, në kushte të barabarta. Në bazë të Strategjisë për arsim për vitet 2018-2025, është duke u zhvilluar reforma themelore e arsimit fillor, e cila po zhvillohet në faza dhe nëpërmjet programeve të reja mësimore dhe materialeve për mësim inkurajim i kreativitetit, mendimit kritik dhe inovacionin. Në arsimin e mesëm fokusi është te të mësuarit përmes punës, arsimit fillor dual, i cili mundëson përvetësimin e aftësive praktike cilësore që nevojiten në tregun e punës.Kjo rrit mundësitë për punësim të shpejtë të nxënësve por edhe për vazhdim të suksesshëm në arsimin e lartë. Për të rritur interesin e të rinjve, çdo vit organizohen dialogë socialë dhe hartohen politikat e bursave. Në fushën e arsimit të lartë, nga këndvështrimi i angazhimeve për ngritjen e cilësisë së ngritjes akademike, funksionon Agjencia e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e cila përfshin Bordin për Akreditimin e Arsimit të Lartë dhe Bordin për Vlerësimin në Arsimin e Lartë.
Vizioni ynë është të ofrojmë një arsim gjithëpërfshirës dhe të integruar të fokusuar tek nxënësit - fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, me programe moderne që u mundësojnë gjeneratave ttë ardhshme të fitojnë njohuri, aftësi dhe kompe-tenca sipas nevojave të një shoqërie multikulturore demokratike, tregut të punës dhe sfidat e reja në mjedisin shkencor dhe teknologjik global”, theksoi ministri Shaqiri.
Në sesionin e çështjeve , shteti u vlerësua për reformën në arsimin fillor dhe progresin e ndjeshëm në dixhitalizim si dhe në trajnimin e mësimdhënësve për programet e reja mësimore.
U përshëndet progresi në pjesëmarrjen e vajzave në shkencat STEM dhe u shpreh pritshmëria që proceset pozitive të vazhdojnë.