Kryeministri Kovaçevski në Forumin Globsek 2023: Ballkani ekonomikisht i fortë vetëm me anëtarësim në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Forumin Globsek 2023 në Bratislavë, mbajti fjalim  në panelin me temë: “Rrugë të hapura: Ballkani kthehet në lojë”.

Kovaçevski foli për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve për bashkëpunim dhe nxitjen e rritjes ekonomike të vendeve të rajonit.

Kryetari i  Qeverisë theksoi rolin e Bashkimit Evropian për prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe gjetjen e rrugëve për partneritete ndërkombëtare.

Në vend të stigmatizimit të Ballkanit, Kovaçevski theksoi se ndonjëherë është mirë të dëgjohen mendimet e vendeve të Evropës Juglindore kur bëhet fjalë për çështje që janë në interes të BE-së në tërësi dhe Evropës si kontinent.
 

Mbështetja nga fondet evropiane është thelbësore për zhvillimin e vendeve të Ballkanit dhe anëtarësimi në BE është e vetmja rrugë për përparimin e tyre.

“Kur rritet hendeku në kuptimin ekonomik, do të thotë që ulet niveli arsimor, rritet hendeku i infrastrukturës, rritet hendeku i transportit, kemi edhe rritje të hendekut në efikasitetin e institucioneve. Besoj se pas luftës në Ukrainë, BE-ja e kuptoi gabimin strategjik që bëri disa vite më parë kur u vendos një veto ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kur bëni një gabim strategjik, nuk mund ta zgjidhni atë në 5 minuta.

Gabimet strategjike kanë efektin e tyre për një periudhë të paktën 5 deri në 10 vjet. E di që presidentja e Komisionit Evropian është një mike e madh e vendeve tona, por edhe një mike personal që na ka ndihmuar në momentet më sfiduese, sepse prej disa vitesh punojmë në një situatë krize me pandeminë, atë ekonomike dhe krizë energjetike. Ndihma që morëm ishte e nevojshme, në atë kohë, por duhet të theksoj gjithashtu se njerëzit tanë, institucionet tona, së bashku me kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë, po punojnë së bashku për të zgjidhur krizën dhe kaluam dimrin,”  tha Kryeministri.

Kovaçevski potencoi se vendet në Evropën Juglindore dhe në Evropën Lindore janë ekonomikisht të forta, sepse janë anëtarë të BE-së. Duke e krahasuar atë me standardin e ish-Jugosllavisë, Kovaçevski tha se standardi atëherë ishte 10 herë më i lartë se standardi i disa vendeve anëtare aktuale të BE-së.

“Standardi i Jugosllavisë ishte 10 herë më i lartë se standardi i Sllovakisë, Polonisë, Hungarisë, Bullgarisë, Rumanisë së bashku. Dhe standardi i vendeve tuaja, sepse këtu shoh njerëz nga Sllovakia, Republika Çeke tani është më e mirë vetëm sepse ju jeni anëtarë të BE-së. Rruga e përparimit në Ballkanin Perëndimor, siç thoni ju, është anëtarësimi në BE. A do të vijë menjëherë apo sektorial, mënyra se si do të  zbatohet”, tha Kovaçevski.