Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta MeCola, në margjinat e Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.
Fokusi i bisedimeve ishte procesi eurointegrues i vendit, gjatë së cilës Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola shprehu mbështetje të fuqishme për të vazhduar në rrugën evropiane,
Nga atje bëjnë të ditur se Kovaçevski dhe Mecola janë pajtuar se roli i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është vendimtar dhe se vendimi që duhet të merret në periudhën e ardhshme është i vështirë, por shtetëror.
Ka vendim, është detyrimi përfundimtar i çdo deputeti individualisht dhe i Kuvendit si shtëpi ligjdhënëse në të cilin direkt janë prezantuar qytetarët, të cilët duan të ardhme evropiane dhe duan të jetojnë në një vend anëtar të BE-së, por këtu, në vend, në Maqedoninë e Veriut.
Nuk mund të jetë vendim i një personi, një qeverie apo një partie dhe pikërisht për këtë Kovaçevski dhe Mecola theksuan rëndësinë e këtij procesi dhe apeluan Kuvendin që të marrë vendimin e duhur që do të mundësojë prosperitet dhe të ardhme evropiane për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë kontekst, ishte potencuar edhe përkushtimi i deputetëve të Parlamentit Evropian për përparimin e vendit në procesin e inkuadrimit të anëtarësimit në BE.
Во овој контекст беше истакната и посветеноста на пратениците на Европскиот парламент за напредокот на земјата во процесот на пристапување во членството во ЕУ.