Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ka takuar Kyeministrin e Moldavisë, Dorin Reçan, në margjinat e Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau, Moldavi.
Biseda u fokusua në disa tema, duke përfshirë bashkëpunimin dypalësh, synimet e integrimit evropian të të dy vendeve, si dhe sfidat e sigurisë në Evropë.
Kryeministri Kovaçevski thekson se Moldavia dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të njëjtin prioritet strategjik të politikës së jashtme - anëtarësimin në BE.
Në të njëjtën kohë, ai përgëzoi Moldavinë për statusin e fituar të kandidatit në BE, të dhënë vitin e kaluar.
Dy kryeministrat theksuan rëndësinë e procesit të integrimit evropian për të konsoliduar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë kontinentin evropian.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri Reçan theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e meriton vendin e saj në Bashkimin Evropian, e cila sigurisht që do t'i sjellë vendit një të ardhme më të mirë.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se si vend po e shfrytëzojnë përvojën e Maqedonisë së Veriut në drejtimin e suksesshëm të politikave, siç është liberalizimi i vizave me BE-në.