Seanca e katërt e Komitetit Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftës Kundër-Terrorizmit

Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftës Kundër-Terrorizmit mbajti seancën  e tij të katërt më 7 qershor 2023.
Seanca  u drejtua nga Koordinatori Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Kundër-Terrorizmit, Zlatko Apostolovski, dhe mori pjesë zëvendës koordinatori kombëtar për luftë  kundër terrorizmit, si dhe anëtarët e institucioneve shtetërore që marrin pjesë në Komitetin Kombëtar (njëzet e dy).

Koordinatori kombëtar trajtoi prezantimin e Strategjive Kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe kundër terrorizmit 2023-2027 dhe planet e veprimit përcjellës, me fokus nevojën për të filluar zbatimin e aktiviteteve parësore të identifikuara sa më shpejt të jetë e mundur.

Në të njëjtën kohë, Strategjitë Kombëtare marrin një pozicion për t'i zbatuar ato në vazhdimësi dhe për t'i vlerësuar ato pas dy vjetësh.

Pika e dytë e rendit të ditës ishte realizimi i aktiviteteve të parashikuara në Marrëveshjen për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për Luftën kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë Veriore.

Koordinatori kombëtar shpjegoi rolin e Komitetit Kombëtar në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Plani i Përbashkët i Veprimit për Luftën kundër  Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor.

Të pranishmit shprehën kënaqësinë e tyre për punën e suksesshme deri tani të Komitetit Kombëtar, duke theksuar se ata shohin sfidë në zbatimin e Planeve të Veprimit të Strategjive Kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit 2023-2027, të vetëdijshëm se kjo kontribuon në integrimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian.

Veçanërisht u theksua rëndësia e strategjive të reja në tejkalimin e dukurive të radikalizimit që mund të çojnë në terrorizëm dhe kërcënimeve nga një akt i mundshëm terrorist në Republikën e Maqedonisë së Veriut.