Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para fillimit zyrtar të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, deklaroi se në këtë samit të gjithë aleatët janë të drejtuar para sjelljes së vendimeve shumë të rëndësishme, të cilat do të tregojnë unitet në raport. ndaj sfidave aktuale dhe të ardhshme
Në vazhdim u'a përcjellim deklaratën e plotë të Kryeministrit Kovaçevski:
“Ky është një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm, vjen në një moment shumë të rëndësishëm, në një kohë kur praktikisht po zhvillohet luftë në Ukrainë”. Takimi vjen pas Samitit të Madridit ku u punua shumë nga ministrat e mbrojtjes, ministrat e punëve të jashtme dhe natyrisht edhe përfaqësuesit në selinë e përhershme të NATO-s.
Do të miratohen disa përfundime shumë të rëndësishme. Së pari, do të merren vendime në lidhje me aspektet rajonale të mbrojtjes së vendeve të NATO-s, edhe atëujit, tokës dhe ajrit dhe patjetër aspektet e mbrojtjes kibernetike dhe mbrojtjes nga sulmet hibride.
Më pas do të miratohen vendime në lidhje me avancimin e bashkëpunimit me Ukrainën, do të formohet praktikisht Këshilli NATO-Ukrainë, në të cilin në të ardhmen mund të merren vendime lidhur me bashkëpunimin e përbashkët.
Gjithashtu, për financimin e të gjitha këtyre nevojave të shtuara të mbrojtjes në këtë kontekst të ri gjeostrategjik, do të merret një vendim për financimin, që do të thotë se 2% e PBB-së do të jetë praktikisht minimumi për financimin e mbrojtjes, me të paktën 20% për modernizim.
Maqedonia e Veriut është një vend që tashmë investon 30% të buxhetit të saj të mbrojtjes në modernizim, gjë që sigurisht është e nevojshme në këtë kontekst. Për më tepër, në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm me Ukrainën, Maqedonia e Veriut ka një qëndrim shumë të qartë.
Ne, si shteti i 30-të anëtar, mbështesim gjithmonë derën e hapur për anëtarësim në NATO, por sigurisht në fund të fundit merren parasysh aspektet e sigurisë në momentin aktual.
Ajo që është shumë e rëndësishme, NATO ka treguar se si kurrë më parë dhe është marrë një vendim i madh që Suedia të jetë vendi i 32-të anëtar i NATO-s pas bisedimeve të djeshme të suksesshme mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s z. Stoltenberg, Presidentit të Turqisë, Kryeministrit të Suedisë.
Pres një takim të suksesshëm, sot dita ime do të fillojë me një takim dypalësh me Kryeministrin e Estonisë, nesër kam një takim dypalësh me Kryeministrin e Greqisë dhe sigurisht takime të veçanta me vendet Indo-paqësore, partnerët tanë, me të cilët do të diskutojmë për aspektet globale të sigurisë dhe mbrojtjes”.