Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Partisë Socialiste Evropiane (PSE), Xhakomo Filibek.
Në takim u diskutua për situatat aktuale dhe sfidat në vend, si dhe për proceset e ardhshme.
Sekretari i Përgjithshëm Ekzekutiv i Partisë Socialiste Evropiane, Filibek përshëndeti hapat konkrete të Qeverisë në drejtim të përmbushjes së synimeve të integrimit evropian.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm Ekzekutiv i PSE, Filibek përcolli mbështetjen e plotë të Qeverisë, si dhe të gjitha përpjekjet që ajo ndërmerr për të shfrytëzuar mundësinë e ofruar për përmbushjen e qëllimit strategjik - anëtarësimin e plotë në BE.
Në takim u konstatua se procesi i skriningut në vend zhvillohet me tempo të paraparë. Është vlerësuar se zbatimi i proceseve reformuese dhe ekzistenca e ndërgjegjësimit nga të gjithë aktorët politikë për miratimin e papenguar të amendamenteve kushtetuese është e nevojshme si garanci për të siguruar hyrjen pa pengesë në BE, pasi kjo është pritshmëria e qytetarëve.
Bashkë u konstatua se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye nuk duhet humbur mundësia historike aktuale me të cilën do të sigurohet jetesë më cilësore për të gjithë qytetarët.