Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në vend, Metju Loson.
Në takim u shpreh mbështetje e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit tonë, në përputhje me synimet integruese strategjike shtetërore.
U konstatua se qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë një mundësi konkrete, më të qartë se kurrë, për të përmirësuar cilësinë e jetës, ndërsa vendin për përparim ekonomik dhe se rrethana të tilla kërkojnë guxim politik dhe pjekuri në vendosjen e hapave të mëtejshëm.
U vlerësua se vendi është një faktor domethënës i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe në një kontekst më të gjerë gjeostrategjik dhe u theksua rëndësia e kontributit të mëtejshëm në kontekstin e sigurisë.
Kryeministri Kovaçevski u falënderua për miqësinë tradicionale, shumëvjeçare dhe të sinqertë me Mbretërinë e Bashkuar, e cila reflektohet në mbështetje të të gjitha proceseve kyçe të rëndësishme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të këtij vendi.