Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Nju Jork u takuan me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.
Në takim është folur për çështjet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe rajon dhe implikimet e saja në një kontekst më të gjerë të sigurisë.
Bashkërisht është konstatuar se është e nevojshme të ruhet kursi evropian në periudhën e ardhshme, në mënyrë që shteti të sigurojë zhvillim si dhe të kontribuojë në stabilitetin evropian, ndërsa për të cilin vendi ka mbështetje të fuqishme në Bashkimi Evropian.
Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut pritet të ruajë primatin e një lideri rajonal rreth integrimeve, si shembull i zgjidhjes së sfidave përmes lidershipit dhe dialogut edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në takim bashkërisht është vlerësuar, madje se çdo veprim i ndryshëm i subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut jashtë agjendës evropiane, kërcënon përcaktimin evropian të vendit. Me këtë, vë në pikëpyetje cilësinë e jetës së qytetarëve dhe e vendos vendin në një izolim në afatgjatë, duke prekur në qëllimet më të gjera strategjike për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe evropian, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik. Lajçak dhe Kovaçevski konstatuan se mossuksesi i Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe mossukses i Bashkimit Evropian.