Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka realizuar takim me senatorët amerikanë Xhin Shahin dhe Peter Uelç, ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Adrministratës, Azir Aliu.
Në takimin u bisedua për gjendjet aktuale në shtet, si dhe për ngjarjet rajonale në kontekst të proceseve eurointegruese dhe në kontekst më të gjerë ndërkombëtar.
Bashkarisht u konstatua përforcimi i partneritetit të ndërsjellë strategjik, i cili, siç u tha, është me rëndësi kyçe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Me këtë rast, u potencua se miqësia shumëvjeçare e thellë dhe partneriteti i suksesshëm strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut ka kontribuar për dinamikë të re në proceset eurointegruese të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Vëmendje e posaçme iu kushtua proceseve të ardhshme që do të ndikojnë ndaj zhvilimit të vendit.
Senatorët Shahin dhe Uelç kanë shprehur kënaqësi nga partneriteti i fuqishëm mes dy vendeve dhe e kanë theksuar rëndësinë e modelit të vendit tonë si shembull për demokraci të suksesshme multietnike në rajon. Senatorët kanë shprehur falënderim për pozitën e padyshimtë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me Ukrainën dhe përkrahjen që deri tani iu shpreh vendit.