Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidentje e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila sot ndodhet për vizitë zyrtare në vend, zhvilluan takim tet-a-tet, pas së cilës mes dy delegacioneve zhvilluan takim dypalëshe.
Në takim morën pjesë z. Artan Grubi Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, , Bojan Mariçiq, zëvendës i kryetarit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministër i Jashtëm, Blagoj Bocvarski, ministër për Transport dhe Lidhje, Kaja Shukova, ministre e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike, ku diskutuan disa çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Kryetarja Von Der Leyen theksoi se Maqedonia e Veriut po ecën me sukses drejt rrugës evropiane dhe se vendi nuk duhet të heqë dorë nga një e ardhme me prosperitet. Ajo porositi se populli evropian shikon me një pikëpamje shumë pozitive te Maqedonia e Veriut. Në këtë drejtim u theksua se Unioni po ndjek me kujdes rrugën e vendit si dhe vendoshmwrin për anëtarësim në BE. Von der Lajen në takimin me Kovaçevskin, potencoi se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë në rrugën drejt BE-së dhe se e meriton anëtarësimin, dhe nga këtu mbështetja e saj e fortë personale në bashkëpunimi me Kryeministrin dhe Qeverinë, të cilat mbajnë politika vendimtare dhe nuk largohen nga integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua për procesin e skriningut, e cila po vazhdon mirë dhe është në fazën përfundimtare për mbështetjen e investimeve të Bashkimit Evropian në vendin tonë, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend. Ndryshimet kushtetuese u vlerësuan si një proces jo i thjeshtë, por që do të mundësojë një rrugë pa ndërprerje drejt anëtarësimit në BE. Vendi po përparon me shpejtësi, veçanërisht në vitet e fundit, për të cilin kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, theksoi se është një tregues i shkëlqyer për anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.
Sa i përket planit të zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, u theksua se ai plan sinjalizon një të ardhme pozitive për Maqedoninë e Veriut, ku do të sjell mundësi të reja ekonomike për vendin dhe apostafat do tw sigurojw një nxitje shtesë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Kovaçevski gjatë takim theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë momentin dhe të fokusohet në procesin e reformave, duke pasur parasysh se dinamika e zgjerimit do të varet nga shpejtësia me të cilën vendet punojnë në evropianizimin e shoqërive. Maqedonia e Veriut, me legjislacion tashmë 50% të harmonizuar me BE-në, e ka suksesin më të madh në afrimin me legjislacionin evropian, krahasim me vendet e rajonit.
Në takim u konstatua se Bashkimi Evropian është mbështetësi më i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimeve evropiane, mbështetje kjo që nuk e humb kurrë intensitetin e saj, ku vazhdimisht përforcohet.