Në ceremoninë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot priti Presidenten e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lejen, e cila në shoqërim të delegacionit të Komisionit Evropian, ndodhet në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kovaçevski dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Lejen, do të kenë takim kokë më kokë, pas së cilës do të vijojë takimi bilateral i dy delegacioneve.
Tema të diskutimit do të jenë procesi i integrimit evropian të vendit, procesi i skriningut dhe reformat në vend, si dhe prezantimi i Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe çështje të tjera të hapura të Ballkanit Perëndimor dhe situata në Rajoni.
Pas takimit bilateral të delegacioneve, është paraparë që Kryeministri Kovaçevski dhe Presidentja Von der Lejen të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.