Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, u takua me Johan Wadeful, deputet i Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag përgjegjës për çështjet në terren të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes.
Në takimin ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u diskutuan për çështje aktuale me rëndësi për vendin tonë dhe për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe Evropës.
Nga të dyja anët u theksua rëndësia e hapit të ardhshëm të RMV-së, që duhet t’i sigurojë perspektivat evropiane të shtetit. Vlerësimi është se para vendit tonë është me të vërtetë mundësia e papërsëritshme, në proces dinamik, në disa vitet e ardhshme, të bëhet anëtare e BE-së. Ky, siç u konstatua, është rezultat i politikave të Maqedonisë së Veriut dhe sjelljes së përgjegjshme, posaçërisht në kontekstin e ri gjeopolitik dhe sfidat në rajon, Evropë dhe botë.
Në bisedë u theksua se zgjerimi i BE-së asnjëherë më aprë nuk ka qenë aq lartë në agjendën e BE-së.
Kryeministri Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme nga Gjermania për europerspektivat e Maqedonisë së Veriut.
"Gjermania, si vendi më i madh anëtar i BE-së, ka rol të posaçëm dhe përgjegjësi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE. Politika e zgjerimit është fuqi lëvizëse për paqe, demokraci, sundim të së drejtës dhe prosperitet në Evropë. ne jemi të fokusuar në mundësinë para nesh për avancim të mëtutjeshëm të rrugës sonë integruese në BE. Dhe besojmë se së bashku me forcat politike të përcaktuara evropiane në shtet, si me mbështetjen nga miqtë tanë e mëdhenj evropianë, si Gjermania, për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është e arritshme cilësia e merituar dhe e pritur evropiane e jetës”, theksoi kryeministri Kovaçevski.
Vadefull, theksoi se partitë politike kyçe gjermane e mbështesin perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai shprehi mirëkuptim për fazën kritike të procesit të eurointegrimeve në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut dhe theksoi se mosshfrytëzimi i dritares së mundësive që është hapur para vendit do të sjellë paqartësi për të cilën askush nuk mund të parashohë se si do të duket dhe sa do të zgjasë.