Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, priti në takim nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozel Borel, cili ndodhet në Shkup në prag të Takimit të 30-të Ministror të OSBE-së.
Në takimin dypalësh morën pjesë Kryeministri Kovaçevski dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Borel, dhe zëvendëskryetari për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir.
Në takim u bisedua për aktualitete që kanë të bëjnë me aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut, progresin e reformave në fushat kyçe dhe për situatën politike në vend.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Zhozel Borel, përshëndeti kryesimin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime se kryesimi kontribuoi seriozisht në forcimin e pozicionimit të vendit në kuadrin ndërkombëtar si një aktor konstruktiv për stabilitet dhe bashkëpunim.
Nënkryetari i Komisionit Evropian Borel falënderoi se Maqedonia e Veriut është plotësisht në pajtim me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.
Në të njëjtën kohë, përshëndeti mbështetjen e palëkundur që Maqedonia e Veriut i’a jep Ukrainës.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për rrjedhën e procesit të aderimit të vendit tonë, si dhe për procesin e skriningut, raporti i të cilit do të jetë nxitje për angazhim intensiv, me qëllim që të përshpejtohet procesi i reformës për anëtarësimine Maqedonisë së Veriut në BE. Skriningu dypalësh është pjesë e rëndësishme e procesit dhe konfirmim se Maqedonia e Veriut po ecën drejt rrugës së duhur, theksoi Kryeministri në takim.
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhozel Borel, theksoi se ndryshimet kushtetuese janë vendimtare për përparimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe apeloi që të njëjtat të miratohen sa më shpejt.
Kryeministri Kovaçevski, në takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së Borel, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe shprehu besimin se me Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Unioni do të intensifikojë angazhimin e tij në të gjitha nivelet për mbështetjen e transformimit politik, ekonomik dhe social të Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski theksoi se politikat e Qeverisë janë në përputhje me agjendën evropiane dhe vendi ka kapacitete politike të cilat mund të kontribuojnë pas përfundimit të suksesshëm të procesit të skriningut, me një ritëm dinamik që Maqedonia e Veriut të hyjë në procesin e negociatave dhe deri në vitin 2030 vendi të bëhet anëtar i BE-së.
Në takim u shkëmbyen mendime për Planin e Rritjes së BE-së, i cili është i një rëndësie kyçe për reformat e kapaciteteve financiare dhe të kapaciteteve ekonomike të shteteve, por edhe për forcimin e institucioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.