Kovaçevski në Bruksel: BE-ja është partneri ynë më i madh ekonomik, pas përfundimit të skriningut, vazhdimi i rrugës evropiane do të sjellë zhvillim ekonomik të intensifikuar

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, mbajti fjalim dhe hapi sesionin  e fundit të procesit të skriningut të Maqedonisë së Veriut, kushtuar Klasterit 6, i cili përfshin: kapitullin 30 - Marrëdhëniet me jashtë dhe kapitulli 31 - politika e përbashkët, e jashtme dhe e sigurisë.

Në sesion  morën pjesë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Ekonomisë, si dhe përfaqësues nga të gjitha institucionet tjera relevante kombëtare, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministria e Financave, Ministria e Jetës së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorisë Doganore dhe Byroja për furnizime publike.

Kapitulli 30 fokusohet në politikën e përbashkët tregtare ndaj vendeve të treta bazuar në marrëveshje shumëpalëshe dhe dypalëshe dhe masa autonome me qëllim arritjen e një sistemi të drejtë të tregtisë ndërkombëtare që do të kontribuojë në arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe sigurimin e zhvillimit të gjithanshëm ekonomik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Ky kapitull përfshin gjithashtu rregullat e BE-së në fushën e ndihmës humanitare dhe politikat e zhvillimit. Kryetari i Qeverisë Kovaçevski në prezantimin e tij theksoi se Maqedonia e Veriut nuk do të kërkojë periudha tranzitore, por do ta pranojë plotësisht ligjin e BE-së.

„Do të fokusohemi në harmonizimin e politikave tona tregtare me BE-në në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe do të vazhdojmë të zbatojmë rregullat e BE-së për kontrollet e eksporteve me përdorim të dyfishtë, kreditë e eksportit, investimet dhe instrumentet e mbrojtjes tregtare në kornizat tona kombëtare ligjore dhe institucionale”, theksoi Kovaçevski.

Kapitulli 30  janë përfshirë  disa fusha kyçe, si kuadri shumëpalësh dhe dypalësh i politikës së përbashkët tregtare, rregullat specifike për tregtinë, marrëveshjet e vlerësimit të konformitetit, instrumentet e mbrojtjes tregtare, instrumentet e politikës së jashtme, si dhe politikat e zhvillimit dhe ndihma humanitare. Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut ka shkallën më të lartë të hapjes tregtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila arriti në 171% në vitin 2022.

„Perspektivat e Maqedonisë së Veriut për tregti të jashtme janë shumë të lidhura, veçanërisht me Bashkimin Evropian, sepse është partneri ynë më i madh tregtar. Tregtia me BE-në arriti në 60% të tregtisë totale vitin e kaluar dhe 86% të numrit të përgjithshëm të të gjitha marrëveshjeve preferenciale që Maqedonia e Veriut zbaton në baza bilaterale dhe multilaterale. Pjesa e mbetur prej 14% tregtohet pa asnjë preferencë. Përveç kësaj, BE-ja është investitori më i rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut dhe ka një pjesëmarrje në 65% të numrit të përgjithshëm të investimeve të huaja direkte në fund të vitit 2022”, tha kryeministri.

Në aspektin e politikës tregtare, Maqedonia e Veriut është mbështetëse e sistemit tregtar shumëpalësh të bazuar në rregulla në Organizatën Botërore të Tregtisë, i cili siguron siguri më të madhe në marrëdhëniet tregtare si vend i vogël dhe që kontribuon në promovimin e tregtisë së hapur dhe rritjes më të lartë ekonomike. Kryeministri Kovaçevski theksoi se vendi është në proces të ratifikimit të dokumentit referues për rregullimin vendor të shërbimeve dhe të Marrëveshjes për subvencione të peshkimit. Më 30 tetor të këtij viti, Maqedonia e Veriut u bë anëtare e Marrëveshjes për Prokurimin Publik të OBT-së.

„Për sa i përket kornizës së politikave të zhvillimit, Qeveria ka pranuar Agjendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në planin strategjik kombëtar, të cilat janë të harmonizuara me Kornizën e Kombeve të Bashkuara për bashkëpunim për zhvillimin e qëndrueshëm 2021-2025 dhe kapitujt e BE-së në procesin e anëtarësimit drejt BE-së. Duke analizuar politikat e BE-së në kuadër të Agjendës së Re për Mesdheun, Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotë e Unionit për Mesdheun nëntorin e kaluar, që është një akt i rëndësishëm politik që synon stimulimin e bashkëpunimit dhe dialogut në rajonin euro-mesdhetar”, tha. Kovaçevski.

Duke folur për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë së Veriut me legjislacionin e BE-së, i cili është i detyrueshëm për transport në legjislacionin kombëtar, kryeministri theksoi se tashmë po punohet për ndryshime dhe rregullore të reja në disa fusha.

„Ministria e Ekonomisë ka transferuar tashmë rregullimin e skemës së certifikimit në procesin Kimberley për tregtinë ndërkombëtare të diamanteve të papërpunuara dhe aktualisht po përgatit dy projektligje në fushën e parandalimit të dënimit me vdekje dhe torturës dhe kontrollin e eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë.

Të dy projektligjet pritet të hyjnë në fuqi në fund të vitit 2024. Më tej, Ministria e Punëve të Jashtme, duke respektuar politikën humanitare, ka përgatitur Ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor dhe ndihmë humanitare jJashtë vendit, i cili duhet të miratohet deri në vitin 2025. Ky ligj parasheh hapa shumë të rëndësishëm për zhvillimin e metodologjisë, strategjisë dhe planit të veprimit deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski.

Me mbylljen e këtyre kapitujve do të përfundojë zyrtarisht procesi i skriningut për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Procesi i skriningut filloi më 15 shtator 2022 dhe vazhdoi me sukses dhe sipas dinamikës së përcaktuar. Deri më tani janë zhvilluar takime shpjeguese dhe dypalëshe, për të 33 kapitujt e ndarë në 6 klastere.

Gjatë kësaj periudhe prej 15 muajsh dhe gati 100 ditësh pune në Bruksel janë mbajtur 850 prezantime dhe në proces kanë marrë pjesë 206 institucione të ndryshme dhe rreth 1000 pjesëmarrës. Suksesi dhe afati kohor i procesit konfirmohet nga raporti i Komisionit Evropian, i cili theksoi se kemi një nivel solid të harmonizimit.

Pas përfundimit të procesit të skriningut, vijojnë udhërrëfyesit, të cilat janë detyrimi ynë që buron nga Korniza Negociatore, të cilat nga ana e tyre janë kusht për hapjen e klasterit të parë. Këto janë udhërrëfyesit për sundimin e ligjit, për reformën e administratës publike dhe për funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe Plani i Veprimit për mbrojtjen e pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve.