Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Bruksel, ku gjithashtu ndodhet për vizitë pune, në sesionin përmbyllëse të skriningut të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar që vendi ka me partnerët e saj nga BE-ja dhe me vendet e rajonit dhe më gjerë, ai përshëndeti mbështetjen e ndërkombëtarëve që përfitoi MPB-ja e Maqedonisë së Veriut për privimin e të dyshuarit kryesor për vrasjen e tmerrshme dhe mizore të nxënëses Vanja nga Shkupi.
“Bashkëpunimi në të gjitha fushat është çelësi i progresit, si në bashkëpunim rajonal ashtu edhe ai ndërkombëtar dhe janë kyç në të gjitha fushat, jo vetëm në ekonomi, jo vetëm në tregti, jo vetëm në investime, por edhe veçanërisht në luftën kundër krimit dhe zbatimit të ligjit e cila u tregua dhe përmes zbardhjes së suksesshme të vrasjeve të tmerrshme dyfishtë e që tronditi Republikën e Maqedonisë së Veriut, rajonin dhe publikun ndërkombëtar”, tha Kovaçevski.
Në prezantimin e tij, kryeministri Kovaçevski theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme, (MPB), Prokuroria Publike kanë ngritur kallëzim penal kundër 5 personave, njëri prej të cilëve dyshohet për rrëmbim dhe vrasje, tre prej tyre për rrëmbim dhe bashkëpunim për vrasje dhe njëri për ndihmesë për rrëmbim, e parashikuar nga kodi ynë penal, i cili sipas provave që policia i ka marrë në procedurë paraprake.
“Mbrëmë MPB-ja jonë dhe ministri Spasovski ka marrë njoftim nga kolegët e R. Turqisë se autori dhe kryesuesi i drejtpërdrejti veprës është kapur dhe është privuar nga liria në territorin e tyre, pajtueshmëri sipas njohurive operative që ka pasur policia jonë për rrugën e lëvizjes i të dyshuarit pas një dite më parë, më datë 04.12.2023, është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga ana e INTERPOL”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi për bashkëpunimin e suksesshëm partneriteti me Republikën e Turqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Bullgarisë, në territorin e së cilës shkonte rruga e lëvizjes i të dyshuarit dhe me të cilin komunikonim përditë.
Kryeministri shprehu mirënjohje edhe për Republikën e Kroacisë, e cila me iniciativë të saj ka kryer një inspektim në territorin e saj dhe ka njoftuar shërbimet partnere me Maqedoninë e Veriut, si dhe ka shprehur mirënjohje të veçantë për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të INTERPOL-it.
“Ky ishte një shembull tjetër i suksesshëm se vetëm me bashkëpunim të ngushtë e të përbashkët mund të presim rezultate të suksesshme në çdo fushë. Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen që ka pasur Maqedonia e Veriut në 32 vitet e fundit, në zhvillimin e saj, në zhvillimin e një shoqërie demokratike, në zhvillimin e ekonomisë, në sigurimin e sigurisë sociale dhe ju siguroj se kjo Qeveria e udhëhequr nga unë do të bëjë gjithçka që kjo rrugë integruese evropiane e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë dhe së bashku me qytetarët dhe së bashku me ju në vitin 2030 të festojmë anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian".