Në kuadër të konferencës vjetore "Viti i mundësive evropiane", paneli i tretë - "Mundësitë evropiane përmes modernizimit të politikave sociale, arsimore dhe shëndetësore" të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fjalim mbajtën ministri i Shëndetësisë. Fatmir Mexhiti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ambasadorja e Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Hulman, përfaqësuesi i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricia DiXhiovani, specialistja e lartë për arsim në Bankën Botërore, Bojana Naceva dhe drejtoresha e Klinikës Universitare për Psikiatri, Doc. Dr Stojan Bajraktarov. Fokusi i panelit ishte investimet dhe modernizimi i politikave dhe masave në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe politikave sociale.
“Vitin e kaluar kemi bërë ndryshime thelbësore në shëndetësi. Për herë të parë u furnizuam me ilaçin Trikafta, si edhe me gjashtë barna të reja për pacientët me sëmundje të rralla. Një gjë për të cilën jam veçanërisht krenar është se ne kemi ofruar 650 sensorë për matjen pa dhimbje të sheqerit në gjak. Dyfishuam buxhetin për blerjen e pajisjeve nga 2.6 në 5 milionë euro, me të cilat u blenë pajisje mjekësore në më shumë se 15 institucione shëndetësore. Kemi përmirësuar kushtet në 13 objekte shëndetësore publike”, tha ministri Mexhiti..
Ai theksoi se ka filluar një reformë edhe në kujdesin parësor shëndetësor dhe se me këtë pacientët nuk do të duhet të shkojnë te specialistët për nevojat elementare, ndërsa mjekët e familjes do të ndihen më të vlerësuar.
“Pas 13 vitesh po rishikojmë listën pozitive të barnave dhe në këtë listë do të jenë dhjetë barna të reja. Jemi krenarë që me mbështetjen e UNICEF-it dhe USAID-it, si dhe klinikave universitare për psikiatri dhe gjinekologji, arritëm të ofrojmë për herë të parë të dhëna shkencore në këtë shkallë, për shëndetin mendor të adoleshentëve dhe familjeve të tyre si edhe të femrave në periudhën perinatale. Ministria e Shëndetësisë ka tashmë një Strategji për Shëndetin Mendor 2018-2025. Prioriteti i parë i Strategjisë Nacionale të Shëndetit është shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve, pra zhvillimi i një rrjeti institucionesh në vend me ndihmën e Bashkimit Europian. Gjatë këtij viti priten projekte konkrete”, theksoi ministri Mexhiti.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës sigurojnë vazhdimësinë e ndryshimeve të iniciuara në arsim dhe se këtë vit, zhvillimi i sistemit arsimor është edhe më i intensifikuar, për të cilin buxhet rekord është siguruar shuma prej 32 miliardë denarë.
“Ne i përkushtohemi njëlloj të gjitha aspekteve të arsimit dhe besoj në sukses sepse ne ndërtojmë politika të bazuara në analiza dhe fakte, me mbështetjen e publikut të gjerë dhe komunitetit ndërkombëtar”, tha Shaqiri.
Ai përkujtoi se ka planprograme dhe tekste të reja nga klasa e parë deri në të gjashtën dhe se ndërrimi gradual vazhdon. Në arsimin e mesëm, megjithatë, fokusi mbetet në promovimin dhe zgjerimin e konceptit të arsimit të dyfishtë, gjë që i bëri shkollat e mesme profesionale interesante për të rinjtë.
“Për një vit kemi rikonstruktuar rreth 80 objekte shkollore dhe kemi ndërtuar katër të reja. Këtë vit me aktivitete rikonstruksioni do të mbulojmë rreth 90 objekte shkollore, do të fillojë ndërtimi i pesë të rejave dhe do të zgjerohen kapacitetet hapësinore të 15 ekzistueseve.Këtë muaj do të fillojë edhe rikonstruksioni me faza i nëntë konvikteve shtetërore të studentëve. “, tha ministri Shaqiri.
Ministrja Trençevska foli për përkushtimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe informoi se nga viti 2017 e deri më sot janë ndërtuar 81 institucione publike me kapacitet për 8000 fëmijë. Ajo theksoi se përpjekjet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
“Kemi ndarë katër milionë euro për pesë çerdhe të reja në komunat Butel, Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe Karposh. Gjithashtu, gjatë vitit 2024 do të sigurohen 1653 vende të reja për fëmijë me hapjen e 14 kopshteve të reja, të dizajnuara për të qenë gjithëpërfshirëse dhe mikpritëse për të gjithë fëmijët. Kur flasim për fëmijët, duhet të theksoj se në periudhën e kaluar kemi mundësuar harmonizimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen sociale dhe për një vit kemi mundësuar një rritje prej mbi 25%”, tha ministrja Trençevska.
Ministrja theksoi se çdo vit ministria i mbështet të rinjtë me buxhet më të madh, kështu që për këtë vit janë ndarë dy milionë euro më shumë se vitin e kaluar për Planin Operativ. Ajo theksoi se po rriten edhe mjetet për masën e vetëpunësimit dhe se këtë vit do të arrijnë në 6 mijë euro. Ajo përmendi edhe kompensimin për të rinj me të cilin paguhen 3000 denarë për të rinjtë deri në 23 vjet. Siç theksoi ministri, nga viti 2020 deri në vitin 2023 në këtë masë janë përfshirë 13 mijë të rinj.
“Shëndeti mendor është aktual sidomos pas krizës së COVID. Si ministri, ne jemi tw përkushtuar për shëndetin mendor, ndaj kemi miratuar Strategjinë e Qeverisë për Shëndetin Mendor dhe aktualisht jemi të fokusuar në zbatimin e saj. Në të njëjtën kohë, si ministri kemi zbatuar një fushatë Walk and Talk ku kemi përfshirë mbi 500 nxënës të shkollave të mesme”, tha Trençevska.
“Arsimi i dyfishtë profesional u mundëson studentëve të fitojnë aftësitë e nevojshme për ekonominë dhe të punësohen dhe kjo është e mundur falë bashkëpunimit të fortë me sektorin privat. Megjithatë, për integrim të mëtejshëm në sistemin nacional është thelbësore që Ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Ligji për Arsimin e Mesëm të miratohen nga Kuvendi. Parashikimi i aftësive në të ardhmen, përfshirë aftësitë zhvillimore, është thelbësore që ekonomia të mbetet konkurruese dhe të integrohet në tregun evropian”, tha ambasadorja e Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Hulman.
Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovanni theksoi se rezultatet e UNICEF-it në vend nuk janë vetëm të organizimit por janë hapa të përbashkët dhe solidë me institucionet dhe të gjithë aktorët përkatës. Ajo iu referua bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në fushën e shëndetit mendor. Ajo vuri në dukje se organizata ka hartuar një Plan Veprimi Nacional për shëndetin mendor tek adoleshentët dhe se duhet të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në përgjigjen ndaj kësaj sfide.
“Ne si Bankë Botërore duam të kuptojmë se cilat janë sfidat e vendit dhe deri më tani kemi konstatuar se më e rëndësishmja është mirëqenia e qytetarëve. Vendi aktualisht po përballet me një sfidë të dyfishtë, plakjen dhe migrimin. Këto janë procese që tentojnë t'i japin qeverisë mundësinë që të mendojë për mekanizmat dhe masat që do të përmirësojnë pasqyrën e përgjithshme," tha Naceva.
Ajo theksoi se Banka Botërore nuk ofron mbështetje vetëm me fonde, por mbështet edhe përmes kapaciteteve analitike që kontribuojnë që politikat të bazohen në fakte dhe analiza, e jo vetëm në mendime personale.
Panelisti i fundit i panelit të tretë ishte Doc Dr. Stojan Bajraktarov i cili foli për shëndetin mendor si fushë ku mund të vërehet bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Bajraktarov foli edhe për përgatitjen e strategjisë së re për shëndetin mendor dhe rëndësinë e saj për të rinjtë.