Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në një konferencë për shtyp, e informoi opinionin për rrjedhën kronologjike të ngjarjeve, sa i përket marrëveshjes kolektive për universitetet, e cila sipas procedurave dhe dispozitave ligjore do të të realizohet pas përfundimit të zgjedhjeve.
Kryetari i Qeverisë, Xhaferi ka theksuar se menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, procedura për këtë çështje do të vazhdojë, pavarësisht se kush do të jetë kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“E drejta për të protestuar dhe e drejta për grevë është e drejtë themelore e çdo qytetari në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë respektim të drejtë deri në fund. Por të gjithë ne jemi të obliguar të flasim të vërtetën dhe në mënyrë të drejtë ta paraqesim të drejtën ”- tha Kryeministri Xhaferi në konferencën për shtyp.
Kryeministri Xhaferi vuri në dukje se pesë Universitetet, me iniciativën e tij, ishin në takim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa ka qenë në krye të detyrës kryetar i shtëpisë ligjvënëse, ku i udhëzoi që të përgatisin një marrëveshje kolektive sipas shembullit të USHKM-së. Takimi në Kuvend u mbajt në prani të rektorëve të Universitetit Shtetëror të Tetovë, të Universitetit “Nënë Tereza”, të Universitetit të Shtipit “Goce Dellçev”, të Universitetit të Manastirit “Klimenti i Ohrit” , ndërsa në takim nuk ka ardhur përfaqësuesi i Universitetit të Ohrit.
“I kam udhëzuar sipas shembullit të USHKM-së se si duhet ta përgatisin tekstin për marrëveshje kolektive. Dhe kam siguruar komunikim me kryetarin e sindikatës së USHKM-së, ata i kanë përgatitur dokumentet dhe i kanë dorëzuar në Kuvend sipas kësaj radhitje: Klimenti i Ohrit Manastir ka dorëzuar kërkesë me materiale më datë 05.05.2023, Universiteti Shën Apostull Pavle - Ohër e ka dorëzuar më datë 16.10.2023, Universiteti Goce Dellçev – Shtip ka dorëzuar më datë 18.10.2023, Universiteti Nënë Tereza ka dorëzuar më datë 20.11.2023 dhe Universiteti i Tetovës më datë 29.12.2023, që për koincidencë korrespondon një viti nga nënshkrimi i marrëveshjes me USHKM-në”- tha Kryeministri Xhaferi.
Shpallja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, si dhe emërimi i kryetarit të atëhershëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për kryeministër i qeverisë teknike, pamundësuan përfundimin e procedurave ligjore në një kohë kaq të shkurtër duke pasur parasysh faktin se kërkesa e fundit për marrëveshje kolektive është pranuar në Kuvend më 29 dhjetor të vitit 2023 dhe Kryeministri aktual Xhaferi ka marrë detyrën në Qeveri në janar të vitit 2024.
“Në fund të janarit u bë një ndryshim, gjegjësisht zëvendësimi i funksioneve Kryetar i Kuvendit – Kryeministër. Me 28 janar u zgjodh Qeveria. Nga data 28 janar deri më 14 shkurt, pra 14 ditë, nuk mundeni t’i përfundoni veprimet dhe procedurat që të nënshkruani aktet adekuate. Dhe me ligjin për marrëdhëniet e punës është paraparë një procedurë adekuate që duhet ndjekur në vlerësimin e të gjitha këtyre dokumenteve. Me ligj, gjegjësisht me ndryshimet në ligj, ndër të tjera është e ndaluar shprehimisht, që nga shpallja e zgjedhjeve deri në përfundim të zgjedhjeve, të nënshkruhen kontrata kolektive të përgjithshme dhe kontrata kolektive të veçanta, gjegjësisht individuale”, tha Kryeministri Xhaferi.
Kryetari i Qeverisë, Xhaferi apeloi që të mos shfrytëzohen Universitetet dhe kuadri profesional në fushatën parazgjedhore dhe në mbështetje të politikës ditore, sepse kontratat kolektive të pesë universiteteve, sipas procedurave, do të përfundojnë menjëherë pas zgjedhjeve.
“E drejta e protestës, e grevës është një e drejtë e pacenueshme e çdo qytetari në këtë vend, të cilën unë e respektoj plotësisht dhe e pranoj si të tillë. Por momenti i kësaj mënyre për të kërkuar realizimin e një të drejte të caktuar, duke ditur paraprakisht se ka pengesa ligjore, veçanërisht mbajtësit e protestës, kryetarët e sindikatave që për nga natyra duhet të jenë nga kuadri juridik, po bëjnë veprime qe unë nuk i kuptoj në asnjë mënyrë përveç si fushatë parazgjedhore, të cilat i shkojnë për shtati politikës ditore, se sa që shkon në favor të të punësuarave dhe të interesuarve që përfitojnë nga përmbajtja e këtyre marrëveshjeve” – theksoi Kryeministri Xhaferi.
USHKM, siç theksoi Kryeministri, ka lidhur kontratën kolektive më 29 dhjetor të vitit 2022 dhe i njëjti ka hyrë në fuqi për tetë ditë, gjegjësisht në fillim të janarit të vitit 2023, duke theksuar se kontrata kolektive për USHKM-në zbatohet nga 1 janari i vitit 2024, duke pasur parasysh faktin se buxheti për vitin 2023 tashmë ka kaluar në Kuvend dhe nuk janë planifikuar mjete shtesë. Kryeministri Xhaferi theksoi se në fakt i gjithë viti 2023 ishte vit i buxhetimit dhe përgatitjes për zbatimin e asaj marrëveshjeje.
Fjalim i Kryeministrit Talat Xhaferi në konferencën për shtyp
Mirëmëngjesi të gjithëve
Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues media
E drejta për të protestuar dhe e drejta për grevë është e drejtë themelore e çdo qytetari në Maqedoninë e Veriut dhe unë kam respekt të plotë për këtë të drejtë. Por, ne të gjithë jemi të detyruar të themi të vërtetën dhe në mënyrë të drejt ta paraqesim të vërtetën.
Sot, vendosa për këtë konferencë për shtyp sepse u bë famë nga fakti dhe kërkesa për nënshkrimin e kontratave kolektive me 5 universitetet shtetërore dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes kolektive me USHKM-në në vitin 2022.
Dua t'ju informoj për kronologjinë e ngjarjeve në vitin 2020, pas zgjedhjeve që u zhvilluan në korrik. Pas përfundimit të zgjedhjeve, më 11.11.2020, USHKM-ja përmes sindikatës, gjegjësisht përmes përfaqësuesit të sindikatës, dorëzoi në Kuvend kërkesën dhe dokumentacionin për lidhjen e Marrëveshjes kolektive si themelues, në bazë të Ligjit për marrëdhëniet e punës.
Pas përfundimit të analizave të duhura të kërkesës, në kuptimin a është e plotë apo jo dhe nga ana formale nëse i ka të gjitha elementet, atëherë u krijuan kushtet për zgjedhjet lokale.
Për të pasur një pasqyrë të plotë lidhur me kërkesën, më 8 qershor të vitit 2021, Kuvendi, si themelues i Universitetit, autorizoi kryetarin e Kuvendit, gjegjësisht mua Talat Xhaferin, në emër të Kuvendit, për përfundimin e negociatave të nënshkruaj marrëveshjen kolektive, përderisa përmbushen parakushtet e përmbajtjes së kontratës.
Për shkak se nuk është punë e një individi, Kuvendi me akt të veçantë të Sekretarit të Përgjithshëm formoi një grup pune që do të bëjë vlerësimin e asaj se çfarë do të thotë përmbajtja e kontratës kolektive dhe cilat prej këtyre përmbajtjeve janë të zbatueshme dhe të cilat jo. Duke pasur parasysh se nga përmbajtja doli obligimi që në grupin e punës të përfshihen përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si Ministri nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve për marrëdhënie pune, Ministria e Arsimit nga konteksti i autorizimit dhe kompetencave për buxhetim të institucioneve të arsimit të lartë si dhe Ministria e Financave. Në gjetjen e zgjidhjes ishin të përfshirë të gjithë përfaqësuesit. Janë mbajtur disa takime në nivel profesional, mes përfaqësuesve profesionistë. Në dy raste ato takime kanë qenë në praninë time dhe në prani të sindikatës së USHKM-së, si dhe ministrave për Arsim, Financa herë pas here edhe zëvendësministrit për Financa, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Zgjidhja përfundimtare është arritur kur është konstatuar se janë plotësuar kushtet për qasje, por ndërkohë ka pasur kontest për pjesën financiare. Ai kontest është dashur të zgjidhet dhe është zgjidhur me ndërmjetësim, në bazë të Ligjit për ndërmjetësim, ku ndërmjetësuesin e cakton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ndërmjetësuesi nuk përcaktohet nga Kuvendi apo USHKM-ja.
Më 26.12.2022, ndërmjetësimi ka përfunduar, sipas Ligjit për ndërmjetësim, ku ka një afat të caktuar se kur duhet të përfundojë. Më datë 29.12.2022 është nënshkruar Marrëveshja, e cila sipas ligjit dhe Kushtetutës hyn në fuqi 8 ditë nga shpallja në Gazetën Zyrtare dhe zbatohet nga data 01.01.2024, sepse buxheti për vitin 2023 tashmë ishte miratuar në Kuvend dhe nuk kishte mjete të planifikuara. I gjithë viti 2023 ishte vit i buxhetimit dhe përgatitjes për zbatimin e asaj kontrate.
Në ndërkohë, me iniciativën time, në fillim të vitit 2023, më saktë në muajin mars, kam informuar dhe kam ftuar të 5 universitetet që nuk kanë pasur dhe nuk kanë lidhur kontratë kolektive. Në takim ishin Izet Zeqiri, rektor i Universitetit “Nënë Tereza”, Kushtrim Ahmeti ushtrues detyre i rektorit të Universitetit Shtetëror në Tetovë, Dejan Mirakovski rektor i Universitetit të Shtipit, Igor Nedelkovski, rektor i Universitetit të Manastirit. Nuk ishte i pranishëm dhe nuk erdhi përfaqësues nga Universiteti i Ohrit.
I kam udhëzuar sipas shembullit të USHKM-së, si duhet ta përgatisin tekstin për kontratën kolektive dhe si duhet të duket i njëjti. Kam siguruar komunikim me kryetarin e sindikatës së USHKM-së, dhe ata kanë përgatitur dhe dorëzuar dokumentet në Kuvend sipas kësaj radhitje:
- Kliment i Ohrit Manastir ka dorëzuar kërkesë me materiale më 05.05.2023
- Universiteti Shën Pali Apostulli - Ohër ka dorëzuar më 16.10.2023
- Universiteti Goce Dellçev - Shtip, ka dorëzuar më 18.10.2023
- Universiteti Nënë Tereza ka dorëzuar më 20.11.2023 dhe
- Universiteti i Tetovës ka dorëzuar më 29.12.2023, që për koincidencë i përgjigjet një viti nga nënshkrimi i marrëveshjes me USHKM-në.
Ndërkohë, në Kuvend u përcaktua data e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, 24 prill 2024 dhe 8 maj 2024. Duke pasur parasysh se sipas afateve, në fund të janarit, duhej të hyjë në fuqi periudha e 100 ditëshit Qeveri, e cila ndër të tjera do të përgatisë edhe zgjedhjet. Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, organet partiake të cilave unë i përkas, shpallin emërimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, tashmë Kryeministër i Qeverisë, se ai do të jetë Kryeministri për 100 ditët e Qeverisë. Meqenëse kam pranuar kërkesën e fundit më 29.12.2023, mbi çfarë baze dhe punë do të kishte përfunduar, nëse gjatë asaj periudhe, për kaq shumë ditë do të isha autorizuar t'i kryej këto punë? As fizikisht, as formalisht-juridikisht ato gjëra nuk mund të përfundohen.
Në fund të muajit Janar u bë ndryshimi, gjegjësisht zëvendësimi i funksioneve, Kryetari i Kuvendit – Kryeministër, prej andej erdha këtu dhe më 28 janar u zgjodh Qeveria. Nga data 28 janar deri më 14 shkurt nuk mund të përfundojnë procedurat dhe veprimit për të nënshkruar aktet adekuate. Dhe Ligji për marrëdhëniet e punës parashikon një procedurë të duhur që duhet ndjekur në vlerësimin e të gjitha këtyre dokumenteve. Me ligj, gjegjësisht me ndryshimet në ligj, është e ndaluar shprehimisht, ndër të tjera, nga shpallja e zgjedhjeve deri në përfundim të zgjedhjeve, të nënshkruhen kontratat e përgjithshme kolektive dhe të veçanta gjegjësisht kontratat kolektive individuale.
Në këtë situatë, thashë, e drejta e protestës, e grevës është një e drejtë e pacenueshme e çdo qytetari në këtë shtet, të cilën unë e respektoj plotësisht dhe e pranoj si të tillë. Por momentin e një mënyre të tillë për të kërkuar realizimin e një të drejte të caktuar, duke ditur paraprakisht se ka pengesa ligjore, sidomos mbajtësit e protestës, kryetarët e sindikatave që për nga natyra duhet të jenë nga kuadri juridik, bëjnë veprime të cilat në asnjë mënyrë nuk mund ti kuptoj përveç si fushatë parazgjedhore, të cilat i shkojnë në favor të politikës ditore, se sa që shkojnë në favor të vetë punonjësve dhe palëve të interesuara që përfitojnë nga përmbajtja e këtyre kontratave.