Kryeministri Xhaferi me urim për Pashkët për besimtarët e Kishës Katolike: Inkurajim se vlen çdo hap në rrugën e drejtë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi,  i dërgoi telegram me urim ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkisë Strumicë-Shkup, imzot Dr. Kiro Stojanovit, klerikëve dhe murgjve të Kishës Katolike në Republikën e Maqedonisë, qytetarëve të besimit katolik dhe të gjithë qytetarëve që sot festojnë Ngjalljen e Krishtit – Pashkët.

„Kam kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim t'ju uroj festën më të madhe krishtere, Ngjalljen e Krishtit - Pashkët, juve, klerikëve dhe murgjve të Kishës Katolike, qytetarëve të besimit katolik dhe të gjithë qytetarëve që festojnë këtë festë.

Pashkët festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen. Ashtu si të gjitha festat e mëdha, edhe Pashkët janë një burim i forcës shpirtërore për njerëzit për tejkalimin e sfidave që sjell jeta me durim dhe mençuri. Është gjithashtu një motiv për besimin se e mira dhe mirëqenia personale janë të mundshme vetëm si pjesë e së mirës dhe mirëqenies së përbashkët. 

Jam i bindur se fryma festive ju inkurajon në misionin tuaj fisnik për të udhëhequr pjesëtarët e besimit katolik në çdo hap të tyre në rrugën e drejtë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, në të cilën kam besim se do të vazhdojmë së bashku edhe në të ardhmen.

Imzot Stojanov, ju uroj personalisht shëndet, paqe dhe lumturi mes njerëzve më të afër, dhe në nivel shoqëror, urtësi, vullnet dhe energji për të përhapur mesazhe të paqes, prosperitetit dhe solidaritetit në mesin e qytetarëve tanë, në vendin tonë, por edhe kudo në botë.

Paçi ditë festive në paqe dhe mirëqenie, Gëzuar Pashkët!”, ka shkruar Kryeministri Talat Xhaferi, në urimin e tij drejtuar ipeshkvit Kiro Stojanov.