Delegacioni qeveritar bëri homazhe për vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi: Pritje për mbrojtjen dhe afirmimin e mëtejshëm të gjuhës maqedonase

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të ditës së nesërme të festës së madhe shtetërore, 24 Majit – Ditës së Iluminstëve Pansllavë, Shën Kirili dhe Metodi, organizoi manifestim për nder të iluministëve, që janë baza mbi të cilët  krijohet shkrim-leximi maqedonas.

Delegacioni qeveritar I kryesuar nga Kaja Shukova, ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Mitko Bojmacalijev, zëvendësministër plotësues I Punëve të Brendshme, vendosën lule në monumentin Shën Kirili dhe Metodi, në platonë para Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe bënë homazhe për veprën arsimore të vëllezërve të shenjtë, me rëndësi themelore për gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara me një sërë politikash aktive ka mbrojtur dhe avancuar gjuhën standarde maqedonase, duke siguruar vazhdimësinë e saj.  Prej para dy vitesh gjuha maqedonase është në pozitë të barabartë me gjuhët zyrtare në institucionet e Bashkimit Evropian. Dhe në këtë drejtim, Qeveria thekson rëndësinë e politikave të mençura dhe proaktive, me qëllim të afirmimit dhe integrimit të mëtejmë të gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase, në familjet demokratike të gjuhëve, popujve dhe kulturave.