Mickoski nga Uashingtoni: Me Qeverinë e re filluan reformat, investimet, transformimi digjital, për standard më të mirë jetësor dhe shtet i sigurt i cili ju takon të gjithë qytetarëve

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, SHBA, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, realizoi disa takime dhe mbledhje.

Kryeministri Mickoski realizoi një takim produktiv dhe miqësor me kongresmenin Brendan Bojl. Diskutuan për prioritetet e Aleancës së NATO-s dhe rëndësinë e ruajtjes së demokracisë dhe paqes. Në takim u promovuan mundësitë dhe potencialet ekonomike që ofron shteti, si dhe beteja vendimtare kundër korrupsionit dhe krimit, që është angazhim kyç i qeverisë së re.

Kryeministri Mickoski pati takim pune edhe me kryetaren e NDI-së, Tamara Kofman Vites, me të cilën bisedoi për proceset demokratike në vend. Një nga problemet më akute është korrupsioni, për të cilin si qeveri e re po punohet intensivisht për ta zhdukur, që nënkupton edhe përgjegjësi për shkelësit e ligjit. Nuk duhet t'i lëmë pritshmëritë e qytetarëve, duhet të punojmë në vendosjen e mekanizmave ku do të mbrohet qytetari dhe interesat e tij. Koha e gënjeshtrës, e paaftësisë dhe e mospunës ka kaluar. Fillon koha e reformave, investimeve, transformimit digjital. Ne duhet të japim shembull të mirë për të gjithë në gjetjen e rrugës për një standard më të mirë të jetesës dhe një shtet të sigurt që u përket të gjithë qytetarëve", nënvizoi Mickoski në takim.

Mickoski realizoi një takim edhe me ish-ambasadorin e SHBA-së në vend Filip Riker, ku u bisedua për sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe për mbështetjen e nevojshme për arritjen e interesave strategjike.

Mickoski diskutoi edhe për potencialin që ofron rajoni për bashkëpunim ekonomik dhe politik.

"Duhet ta ndryshojmë realitetin dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve", theksoi Mickoski.