Sot, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë hungareze, z. Viktor Orban, patëm një takim jashtëzakonisht cilësor dhe të frytshëm.
Biseduam për disa tema, duke përfshirë edhe temën që është ndoshta më e rëndësishmja për qytetarët e Maqedonisë, që është se të dy qeveritë kanë rënë dakord që në të ardhmen të vendosin një bashkëpunim special ekonomik, diçka që do të thotë siguri dhe diçka që do të thotë stabilitet financiar për ekonominë tonë maqedonase.
Në emër të këtij bashkëpunimi, ne ramë dakord që tani personat përgjegjës, ministritë e financave të të dy qeverive, të fillojnë një proces në të cilin qeveria hungareze do t’i japë qeverisë së RMV-së një shumë prej 500 milionë eurosh me kushtet e mëposhtme ato janë interes prej 3,25 për qind, grejs periudhë trevjeçare dhe afat 12 vjeçar, që është gjithsej 15 vjet.
Duke pasur parasysh se vendoset bashkëpunim ekonomik social, kjo do të nënkuptojë se në të ardhmen kur do të ketë nevojë për një gjë të tillë, vendi do të mundet sërish të drejtohet deri te partneri ynë special ekonomik – Qeveria hungareze dhe të kërkojmë mbështetje plotësuese që do të nevojitet për ekonominë maqedonase.
Dua të informoj opinionin maqedonas se këto 500 milionë euro do të përdoren në këtë mënyrë: 250 milionë euro mbështetje direkte për ekonominë e vendit me të njëjtat kushte, interes 3,25 për qind, grejs periudhë trevjeçare, 12 vjet afat për shlyerje ose 15 vjet në përgjithësi. Ekonomia maqedonase do të ketë kushte që nuk ka mundur t’i marrë deri më tani në tregun ekonomiko-financiar, ndërsa 250 milionë euro do të ndahen për projekte kapitale që do të realizohen nëpër komuna dhe do të jenë ekskluzivisht për nevojat e qytetarëve.
Maqedonia duhet me vepra, ne vazhdojmë këtu në Uashington.
Përfundon sot Samiti i NATO-s dhe përfundohet me shënimin e 75 vjetorit të formimit të Aleancës së NATO-s. Vazhdojmë më tutje pasdite drejt Nju-Jorkut, ku nesër dhe pasnesër do të ketë takime me mërgimtarët e atjeshëm nga vendi ynë.