Mirëdita nga unë,
Është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e të bërit diçka të re, për të filluar diçka të re, sidomos kur e di se kjo që po fillon do të thotë kushte më të mira pune, kushte më të mira për rritjen e atyre fëmijëve që janë këtu, në këtë shkollë fillore e kalojnë pjesën e parë arsimore të jetës së tyre.
Së bashku me kryetarin e komunës, me komunën, me autoritetet në Qeveri, së bashku me deputetët e këtij rajoni, bashkë me qytetarët e Ohrit po e fillojmë këtë projekt që do të thotë shumë.
Jam vërtet krenar dhe i lumtur që jam pjesë e fillimit të kësaj salle sportive. Kryetari i komunës ka një agjendë mjaft ambicioze, tha vetë ai disa nga projektet që tashmë janë në proces. Ndryshe, vlera e këtij projekti është diku rreth 30 milionë denarë, plus bulevardin që do ta vizitojmë më vonë mbi 40 milionë denarë, plus një kënd lojërash për shumë qëllime etj.
Së bashku me shkollën që po punohet, një cikël investimi vërtet mbresëlënës dhe në mënyrë shtesë tani me ribalancimin do të parashihen mjete për komunat dhe për projekte të reja deri në fund të këtij viti. Nga Komuna janë përgatitur projekte për vitin e ardhshëm, kështu që ajo që nuk është bërë me dekada këtu në Ohër dhe në mbarë Maqedoninë do të bëhet tani. Dhe me të vërtetë jam krenar që si Kryetar i Qeverisë mund të jem pjesë e të gjitha këtyre fillimeve dhe shpresoj që së shpejti të jem pjesë e përfundimit dhe lëshimit në përdorim, sepse në fund të ditës, kjo është me rëndësi.
Nuk na mbetet gjë tjetër veç asaj që u premtuam qytetarëve dhe atë ta realizojmë. Do të vazhdojmë më tej. Kanë kaluar tre javë që kur është zgjedhur Qeveria e re, po punojmë shumë, po bëjmë maksimumin, gjendjen që kemi trashëguar për të mos qenë justifikim është alarmante, është shumë e keqe. Por ne nuk duhet të ankohemi, është kjo që është, problemet janë këtu dhe për problemet duhet të ofrohen zgjidhje dhe problemet duhet të zgjidhen.
Jemi të përgatitur, i gjithë ekipi qeveritar është i motivuar, kështu që vazhdojmë më tej të zgjidhim problemet dhe të punojmë në projekte të reja, siç është ky këtu në Ohër. E falënderoj kryetarin e komunës për punën e përkushtuar, falënderoj administratën komunale, falënderoj edhe këshilltarët, mbështetja do të thotë shumë për ne. E jona është që të vazhdojmë të realizojmë së bashku me ato.