Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot mbajti takim me të gjithë krerët e komunave nga Rajoni Planor Lindor.
Dua t'ju dëgjoj të gjithëve, të informohem prej jush për nevojat e komunave dhe çfarë mund të bëj unë si ministër dhe Qeveria për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në përgjithësi për zhvillimin e komunave, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Perinski.
Pas bisedës me kryetarët e komunave, ministri Perinski tha se është i kënaqur që komunat janë të gatshme të realizojnë projekte shumë të mira dhe të qëndrueshme dhe me mbështetjen e Qeverisë së bashku mund të bëjmë shumë më tepër për qytetarët dhe për zhvillimin e secilit vendbanim dhe komunë, tha Perinski.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i njoftoi krerët e komunave për mundësitë dhe procedurën e financimit të projekteve menjëherë pas ribalancimit të buxhetit të shtetit. Perinski inkurajoi autoritetet lokale që të përgatisin projekte cilësore, të cilat dalin nga nevojat e qytetarëve. Ai theksoi se është e nevojshme që komunat të kenë një projekt ide të mirë, me dokumentacion të plotë të projektit dhe gjithmonë të kenë parasysh nevojat prioritare të qytetarëve, sepse më e rëndësishmja është që ata të jenë të kënaqur me punën e bërë. Ne kemi nevojë për zhvillimin e komunave në mënyrë që të krijohen mundësi të reja, më të mira për qytetarët, të zvogëlohet shpërngulja dhe të gjithë të kenë kushte për jetë cilësore në shtëpi, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski.
U përmendën edhe disa projekte, të cilat janë të gatshme dhe për të cilat do të aplikohet, siç janë: ndërtimi i rrethrotullimit të ri në Shtip, rruga e re lokale Dellçevë - f. Bigor, me gjatësi prej 8 kilometrave dhe rregullim të 2 shtretërve të lumenjve në Vinicë.