Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në intervistë për Temën e Ditës në Ditarin qendror të televizionit Sitel, thotë se 500 milionë euro të cilat planifikon t'i marrë nga Hungaria për bashkëpunim special ekonomik, kanë norma të interesit dy herë më të ulët se Euro-obligacioni i cili në vitin 2018 u shfrytëzua nga qeveria e mëparshme, ndërsa u përdor për ryshfet dhe manipulim.
Obligacioni i marrë në vitin 2018, ishte marrë për ryshfet, për manipulime, është me afat deri në 25 janar të vitit tjetër. Pse të marrim 500 milionë euro tani për të paguar interesin, kur ato para nuk na duhen realisht tani në këtë moment, do të na duhen në janar. Pse të shpenzojmë paratë e qytetarëve edhe nëse janë një milion euro, tha kryeministri Mickoski dhe shtoi se një milion euro mund të përdoren për dy salla shkollash në vend të gjërave joproduktive.
Një milion janë le të themi, sa shuma për dy salla të shkollave të cilat i filluam me punë dje në Ohër. Dy salla të tilla kushtojnë një milion euro. Ndaj është më mirë të punohet në dy salla të tilla se sa të paguhen interesa që do të përfundojnë aty ku nuk janë produktive për qytetarët, ishte decid ai.
Mickoski theksoi se kjo e ashtuquajtur kornizë nga Hungaria mund të jetë edhe më e madhe, nëse, siç tha ai, na nevojitet dhe nëse kushtet e ofruara janë të favorshme për shtetin.
Është e vërtetë se ne premtuam një miliard, por sollëm shumë më tepër. Ky bashkëpunim i posaçëm ekonomik që e kemi me Hungarinë është e ashtuquajtur kornizë e cila mund të jetë edhe më e madhe, nëse kemi nevojë dhe nëse kushtet që na ofrohen janë të favorshme, theksoi Mickoski.