Në serialin e takimeve me krerët e komunave, sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski mbajti takim me krerët e komunave të rajonit planor të Pellagonisë.
Deri në fund të muajit do të realizoj takime me të gjithë krerët e komunave, bisedat e drejtpërdrejta janë mënyra më e mirë të njihem me gjendjet e komunave, me projektet të cilat zbatohen por edhe me çështjet e hapura për zgjidhjet e të cilave do punojmë në mënyrë intenstive së bashku, tha ministri Perinski.
Ministri Perinski theksoi se komunat dhe rajonet planore duhet të intensifikojnë punën për finalizim më efikas të projekteve të filluara dhe në mënyrë të shpejtë t'a kompletojnë dokumentacionin e projekteve për projekte të reja të cilat do të financohen nga Qeveria në periudhën që vijon. Mjetet do të sigurohen, janë të nevojshme projkte të mira dhe gatishmëri nga ana e komunave për realizim të tyre efikas dhe cilësor, tha Perinski.
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të sigurojë mbështetje gjatë gjithë procesit, por gjithashtu do të bëjë edhe mbikëqyrje të plotë mbi zbatimin dhe shpenzimin e mjeteve të dedikuara, tha ministri Perinski.
Në takim u theksua se bashkëpunimi mes dy niveleve të qeverisjes do të intensifikohet për shkak të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura për funksionim sa më të mirë të komunave.
Shërbimet për qytetarët janë në radhë të parë dhe çdo propozim apo vërejtje nga autoritetet lokale, por prej tash edhe nga qytetarët të cilët do të mund të komunikojnë drejtpërdrejt me Ministrinë do të shqyrtohen seriozisht dhe në bashkëpunim me ministritë tjera kompetente ne do t'i zgjidhim ato në mënyrën më efikase të mundshme, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në takimin me krerët e komunave të rajonit planor të Pellagonisë.
Kryerët e komunave të këtij rajoni theksuan se përgatiten të konkurrojnë për mbështetje me projekte. Nga projektet e infrastrukturës u përmendën ndërtimi i rrugës së re dhe urës në Prilep, rruga në fshatin Jakrenovë të Krushevës, ndërtimi i tubacionit për ujësjellës në komunën e Mogillës, ndërtimi dhe rikonstruimi i kanalizimit prej 6 km, dhe rrjeti i ujësjellësit prej 10 km në Manastir dhe të tjera.