Sot mbahet Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian.
Në vetë Samitin pata rastin të zhvilloj shumë takime bilaterale, ndër të cilat do të veçoja takimin bilateral me Ministrin e ri për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe. Më pas takimet me shtetarët e rajonit dhe fqinjësisë siç është takimi me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pastaj Jakov Millatoviq, presidentin e Malit të Zi. Më pas, Radev, president i Bullgarisë.
Në të gjitha këto takime kisha rastin të diskutoj për sfidat e mundshme për rajonin dhe cilat janë prioritetet e Qeverisë vijuese maqedonase.
Prioriteti kryesor i Maqedonisë dhe qeverisë së re maqedonase janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përfundimisht gjetja e zgjidhjes së përhershme dhe të qëndrueshme të problemit që kemi me fqinjin tonë lindor.
Më tej, do të theksoja takimet që kisha me presidentin Zelenski, por edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Mishel, ku qartë i prezantova qëndrimet e qeverisë së re maqedonase.
Gjithashtu do të veçoja fjalimin tim në tryezën e rrumbullakët në një nga panelet ku mund të flisja për sfidat në energji, lidhjen rajonale, por edhe atë që përfaqëson interesin e vendit tonë. Ndërsa kjo paraqet një lidhje rajonale dhe praktike, paraqet edhe sfidë për furnizimin në kohë dhe të qëndrueshëm të të gjithë konsumatorëve të energjisë, ndër të cilat do të veçoja gazin dhe energjinë elektrike. Interesi kryesor i Maqedonisë si shtet është që të bëhet vend përmes të cilit do të tranzitojnë burimet kryesore të energjisë që do të furnizojnë Evropën Qendrore.
Po kthehemi me përshtypje të mira dhe me atë që do të thotë përfaqësim dinjitoz i interesave maqedonase këtu në Oksford të Britanisë së Madhe.