Të nderuar të pranishëm,
Vëllezër dhe motra.
Sot shënojmë fillimin e një projekti tjetër të rëndësishëm, një kopsht të ri për fëmijë këtu në Trubarevë.
Në Gazi Babë realizohet edhe një tjetër premtim të dhënë gjatë zgjedhjeve përpara qytetarëve. Problemi i mungesës së kopshteve sidomos në vendbanimet e mëdha është kronik.
Listat e pritjes janë problem serioz dhe në këtë mënyrë, nëpërmjet ndërtimit të objekteve të tilla, po hedhim hapin e parë drejt zgjidhjes së problemit. 19 milionë denarë do të investohen për ndërtimin e këtij kopshti, i cili do të ketë kapacitet prej mbi 60 fëmijë.
Por ky nuk është projekti i vetëm që po realizohet për këtë rajon dhe këtë komunë. Mund ta përgëzoj kryetarin Boban Stefkovski për përkushtimin dhe angazhimin e tij, i cili aktualisht është duke realizuar dhjetëra projekte të rëndësishme për qytetarët. Natyrisht, shfrytëzoj rastin që t'i përgëzoj këshilltarët që e përkrahin punën e kryetarit, si dhe deputetët në Kuvendin e Maqedonisë që luftojnë pa u ndalur për të siguruar më shumë projekte për komunën e Gazi Babës.
Puna është shenja jonë dalluese, ndërsa e opozitës së re është politika e pasioneve të ulëta, frenimeve dhe gënjeshtrave. Ne do të vazhdojmë të punojmë.
Dhe ne do të zgjidhim sa më shumë probleme të qytetarëve. Sepse vetëm kështu duhet Maqedoninë. Vetëm ashtu do të bëjmë më shumë për ty, për të gjithë ju.