Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickocski sot realizoi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike gjendjen ekonomike në shtet, si dhe për avancimin e shtetit drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Mickoski i informoi ambasadorët për përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike dhe investimet që duhet ta afrojnë vendin tonë deri te standardet evropiane.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së konfirmuan mbështetjen e tyre për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtutjeshme në realizimin e proceseve reformuese.
Takimi përfundoi me marrëveshje për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.