Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, sot në takimin e rregullt me krerët e komunave nga Rajoni Planor i Vardarit mbajti takim me krerët e komunave. Ministri Perinski theksoi se prioritet është që punët të kryhen në mënyrë efikase, të përgjegjshme dhe të drejtë sepse qytetarët presin zgjidhje për nevojat e tyre prioritare në komunat.
Në takimin ministri Perinski i kushtoi vëmendje faktit se komunat duhet të finalizojnë projektet me të cilat do të aplikojnë për mjete nga Qeveria në thirrjen publike që do të shpallet së shpejti.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i njoftoi krerët e komunave se e gjithë procedura e inspektimit dhe renditjes do të zbatohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Perinski theksoi se procedura do të rregullohet me akt të veçantë dhe do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe të drejtë.
„Qëllimi është që të financohen numër sa më i madh i projekteve, të cilat janë të kompletuara dhe të përgatitura mirë. Është gjithashtu e rëndësishme që me ta të zgjidhen çështjet që janë prioritet për qytetarët dhe projektet të realizohen në mënyrë efikase por edhe cilësore, dhe krerët duhet të jenë të vetëdijshëm se në të njëjtën kohë do të ketë edhe mbikëqyrje të shpenzimit të parave nga buxheti si dhe cilësia e performancës”, tha Perinski.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, që nga marrja e detyrës çdo të hënë dhe të mërkurë ka takime me krerët e komunave. Ky aktivitet do të mbetet në agjendën e tij me vizita më intensive dhe në terren, veçanërisht gjatë periudhës së realizimit të projekteve kapitale, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është në komunikim të vazhdueshëm me komunat dhe autoritetet lokale, por edhe me qytetarët me të cilët ndërton marrëdhënie partneriteti, në zgjidhjen e të gjitha çështjeve prioritare me kompetencë lokale.
Në kuadër të takimit, krerët e komunave të Rajonit Planor të Vardarit shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në thirrjen publike me projekte të tyre, gjatë së cilës u theksua se shumica e tyre do të jenë nga sfera e infrastrukturës komunale. Kryetari i komunës së Negotinës veçoi projektin për kompletimin e infrastrukturës komunale, ujësjellës, kanalizime dhe rrugë në bashkësinë urbane 5.1.
Komuna e Sveti Nikollës theksoi nevojën për përfundimin e rindërtimit dhe ndërtimit të disa rrugëve dhe ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Knezhinski Pat, ndërsa komuna e Velesit veçoi projektin për ndërtimin e garazhit nëntokësor shumëkatësh dhe shesh, si projekte me të cilat do të marrin pjesë në thirrjen publike të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.