Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pjesëmarrjen e tij në “Top Tema” të Tellmës, tha se bashkëpunëtorët e ish-presidentit të SHBA-së dhe kandidatit, Donald Tramp, dëshirojnë të bashkëpunojnë me vendin dhe po diskutohen projekte të mundshme, pasi siç theksoi ai, prioriteti kryesor i kësaj qeverie është transformimi dixhital, sepse përmes tij do të ulet ndjeshëm niveli i korrupsionit dhe krimit.
“Bëhet fjalë për korporata me dhjetëra miliarda dollarë xhiro vjetore. Kris Pavllovski është me origjinë maqedonase, ai punon së bashku me ekipin e zotit Tramp në zhvillimin e Rumble, e cila është shumë e rëndësishëm në procesin e dixhitalizimit, ndërsa njerëzit që ishin këtu, z. Hauaedd dhe z. Nunes, janë dy nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp dhe këta janë njerëz me përvojë të madhe korporative dhe politike në fushën e transformimit dixhital”, tha kryeministri Mickoski, duke folur për takimin e sotëm me përfaqësuesit e kompanisë Rumble, korporatës financiare Cantor Fitzgerald nga Shtetet e Bashkuara dhe Korporata Tramp.
Duke biseduar për mundësitë, kryeministri Mickoski theksoi se ideja e një “denari dixhital” është diskutuar edhe më parë, të shohim se si mund ta zhvillojmë atë ide, nëse së bashku me teknologjinë blockchain mund të bëjë diçka që do të siguronte të ardhura më të mëdha për qytetarët dhe buxhetin e shtetit.
“Jam krenar dhe i kënaqur që këta njerëz janë këtu dhe me ekipet qeveritare do të bisedojnë të ndarë në dy pjesë, e para është me temë ekonomike dhe këtu po mendoj para së gjithash për teknologjitë e reja blockchain, kriptovalutat dhe mundësitë si “denari dixhital” dhe e dyta është të shohim dixhitalizimin dhe transformimin dixhital për të gjitha këto procedura që po flasim për të përfunduar më lehtë dhe më transparente. Bëhet fjalë për kompani me të hyra prej dhjetëra miliardë dhe z.Hauard Lutnik është praktikisht njeri i cili aktualisht është një nga 10 faktorët më të rëndësishëm në tregun financiar botëror dhe ne e kishim në Maqedoni”, theksoi Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se nëse këtu kemi investitorë të tillë me investim, kjo do të thotë rekomandim për shumë kompani, sepse bashkëpunojnë me investime financiare prej trilionash.