Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pjesëmarjen e mbëmshme në Top Tema në Tv Telma, duke folur se si qeveria e kaluar e trajtoi buxhetin e qytetarëve në mënyrë të papërgjegjshme, theksoi se shteti duhet t'u paguajë dhjetëra milionë euro punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët nga ministra të caktuar që shëronin frustrimet personale janë transferuar në mënyrë paligjshme nga një vend punë në tjetrin.
“Punonjësve të MPB-së duhet t’u paguajmë njëzet milionë euro dëmshpërblim për shkak se dikush është sjellë egërsisht dhe i ka transferuar nga një vend pune në tjetrin në mënyrë të paligjshme. Pesëmbëdhjetë milionë në Ministrinë e Mbrojtjes”, theksoi Mickoski, duke shtuar se me çështje të tilla duhet të merren organet hetimore.
“Kush jam unë që të sillem me arrogancë për të shëruar frustrimin tim dhe për të dëmtuar buxhetin që e mbushin qytetarët? Kështu janë sjellë disa ministra”, theksoi Mickoski dhe shtoi: “Në Buxhet mungojnë 200 milionë euro. Me 200 milionë euro që janë para të vjedhura, jo vetëm në shëndetësi, do kishim më shumë para edhe për arsim, do kishim më shumë para edhe për vende të tjera, do kishim për kudo. Por kjo do të ketë ende përgjegjësi për ato 200 milionë euro të vjedhura që kemi konstatuar për herë të parë deri tani”.
Ai gjithashtu shtoi se mungojnë 5 miliardë denarë për pensionistët. “Po ju them se kanë munguar gjysmë miliardë denarë për pagesën e rregullt të pensioneve. Çfarë bëmë ne? Sapo ristrukturuam të njëjtin vëllim që ishte parashikuar me ligj për të qenë të drejtë. Rritja e pensioneve nuk duhet të jetë përqindje, por lineare dhe ne kemi shtuar plus, mendoj, rreth 180 milionë denarë”, potencoi Mickoski.
Mickoski theksoi se sipas marrëveshjes për korridorin 8 dhe 10 D, në këtë buxhet janë rezervuar 15 miliardë denarë për këtë vit kalendarik, dhe realizimi edhe nëse ndodhin mrekulli nuk mund të jetë më i madh se 6 miliardë, sepse Qeveria e kaluar kanë marrë obligime të cilat nuk arritën ti plotësojnë dhe të sigurojnë një front për kontraktorët duke zgjidhur marrëdhëniet juridike pronësore, pra shpronësimin, që për pjesën Qafë Thanë - Trebenishtë është marrë detyrim që do të thuhet deri në mesin e vitit 2023. As 1% nuk është zgjidhur, kështu që për të mos humbur ato para, një pjesë e tyre do të përdoret për të paguar bujqit dhe punonjësit e Pyjeve Nacionale atë që Qeveria e mëparshme ka harruar të parashikojë, si dhe për projekte kapitale në komunat.
“Nëse e lëmë këtë dinamikë ashtu siç është, ato 9 miliardë denarë të rezervuara për këtë projekt do të dështojnë. Prandaj themi do të investojmë 6 miliardë në projekte kapitale nëpër komuna. Nga pjesa tjetër e parave, bujqve 3 miliardë e 700 u kanë borxh. Një miliard e 700 do t'ua kthejmë njerëzve që ushqejnë Maqedoninë dhe që eksportojnë për të kthyer një miliard e 700. Nuk mund të gjithë 3 miliardë e 700, mundemi 1 miliard e 700. Me buxhetin e ardhshëm që do ta bëjmë deri në fund të vitit do të jenë edhe 2 miliardë”, theksoi Mickoski dhe shtoi.
“Njerëzve që janë nga pyjet nacionale u duhen gjysmë miliardë për të paguar rrogat. Njerëzit nuk kanë 4 muaj rrogë”.