Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga një pjesë e ministrave, takoi kryetarin e Fondacionit “Marmara”, nga Republika e Turqisë, Akan Suver me ekipin e tij.
Në takim, Kryeministri Mickoski i falënderoi mysafirët për interesimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me shtetin tonë, prezantoi mundësitë për investim në vendin tonë dhe mundësitë e shkëlqyera që ofron Qeveria në këtë fushë për investitorët e huaj potencialë.
Kryetari i Fondacionit, Sufer, e përgëzoi Kryeministrin Mickoski për fitoren e tij të madhe dhe tha se kjo Qeveri ka një program të shkëlqyer ekonomik që është tërheqës për çdo investitor që dëshiron të investojë kapitalin e tij në vend.
Kryetari i fondacionit “Marmara” i dorëzoi personalisht kryeministrit ftesën për Samitin Botëror Ekonomik të Euroazisë të këtij viti, i cili prej 30 vitesh mbahet në Stamboll.
Përmes këtij forumi, ekonomia maqedonase dhe kompanitë maqedonase kanë derë të hapur për bashkëpunim në të gjithë territorin euroaziatik. Kjo poashtu është edhe lidhja mes dy vendeve.