Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë të rregullt në të cilën ka miratuar disa vendime dhe zgjidhje.
Qeveria miratoi informacionin për punësimin e 600 specializantëve privatë të cilët do të punojnë në Institucionet shëndetësore publike në shtet. Ministria e Shëndetësisë obligohet të formulojë kriteret sipas të cilave specializantët do të punësohen në dy faza, në dy vitet e ardhshme nga 300 persona në vit. Në këtë mënyrë do t'ju jepet mundësi kuadrove të reja shëndetësore në shëndetësinë e vendit, do të ketë ndikim aktiv në zvogëlimin e rrëmujës në institucionet shëndetësore dhe do të plotësohen kërkesat shumëvjeçare për rikrijimin e ekipeve shëndetësore.
Qeveria obligoi Ministrinë e Financave të hartojë Ligj i cili do të rregullojë bashkëpunimin e posaçëm financiar me Hungarinë për sigurimin e 500 milionë eurove të cilat do të dedikohen për projekte kapitale në komunat dhe ekonominë e vendit.
Ministria e Transportit e njoftoi Qeverinë se ka arritur marrëveshje me kontraktuesin e autostradës Kërçovë - Ohër, Sinohidro, për tërheqjen e procesit të arbitrazhit para Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris, me të cilin akuzohej Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore. Në këtë mënyrë janë kursyer mbi 50 milionë euro, të cilat do të ishin shpenzuar nëse do të vazhdonte procedura e arbitrazhit.
Ministria e Financave njoftoi për vendimin e marrjes së Licencës për organizimin e lojërave të fatit në klubin automatik të lëshuar për Ndërmarjen për Prodhim, Tregti dhe Shërbime "ARENA GAMING" DOOEL Strumicë. Tatimpaguesi nuk ka paguar detyrimet tatimore mujore për të gjithë periudhën e kontrollit dhe nuk ka punuar në përputhje me ligjin. Gjithashtu u konstatua se Lotaria Shtetërore ka dhënë në mënyrë të paligjshme licenca për organizimin e lojërave të fatit, për të cilat do të njoftohen institucionet kompetente hetimore.
Njëkohësisht, në seancën e qeverisë janë miratuar edhe disa vendime kadrovike.
Pas konstatimit të parregullsive nga ana e Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve në funksionimin e INK-së Burgu Shkup – Shkup, nga detyra u shkarkua drejtori i burgut, Filip Andov. Në vendin e tij si ushtrues detyre u emërua Boban Utkovski për drejtor i INK Burgu – Shkup.
Fadil Asani u emërua për u.d. zëvendës i drejtorit i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Zoran Krstanoski u emërua për drejtor i Administratës për Çështje Pronësore dhe Juridike.
Ilija Stoilev është emëruar u.d. drejtor i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural.
Fadilj Asani është emëruar u.d. zëvendës i drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural.
Hristina Smilevska është emëruar për u.d. zëvendës i drejtorit të Agjencisë për rezervë të mallrave.
Ibrahim Eljezi me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar për ushtrues detyre zëvendës i drejtorit të INK Idrizovë me repart të hapur në Veles.
Dejanço Zdravkov me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i INK Burgu Shtip.
Gjorgi Hubrev me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendës i drejtorit i INK Burgu Shtip.
Emill Janeski me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i INK Prilep.
Dime Naumçeski me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendës i drejtorit të INK Prilep.
Ardit Mustafai me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i INK i tipit të hapur Strugë.
Aleksandar Mojsov me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendës i drejtorit të INK i tipit të hapur Strugë.
Aleksandar Jovkovski me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i INK Burgu Manastir.
Sllagjana Stamenkovska me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i INK Burgu Gjevgjeli.
Oliver Cvetkovski me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i INK Burgu Kumanovë me repart të hapur në Kriva Pallankë.
Hamid Alitoviq me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendës i drejtorit të INK Burgu Kumanovë me repart të hapur në Kriva Pallankë.
Kliment Sofkovski me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i INK Burgu Ohër.
Mite Kosteski me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendës i drejtorit i INK Burgu Ohër.
Zoran Ristov me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i INK Burgu Strumicë.
Igor Dodevski është emëruar për ushtrues detyre zëvendës i drejtorit të Institucionit Ndërshkues Korrektues Burgu Tetovë.
Brane Stojçeski me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i Qendrës edukuese korrektuese Tetovë.
Nga detyra e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Qeveria shkarkoi: nga kryetare Monika Mlladenoviq, nga anëtarët: Fatljume Rexha-Lusnjanin, Natasha Geshoska, Sherefedin Ibishi, Ljubomir Popovski, Dardan Selmani dhe Adrian Fazlija dhe anëtarët që do të emërohen: Ivo Nikollov, Bllagoja Denkovski, Kirill Kovçegarski dhe Bojana Naumoska për periudhë prej tre vjetësh, Nada Cvetkoska, Marijana Gjorgjievska dhe Bllagojçe Lazoroski për periudhë dyvjeçare.
Përkatësisht, Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe regjionale - Shkup, nga detyra e drejtorit të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale - Shkup, të shkarkojë Kostadin Acevskin dhe për u.d. drejtor të zgjedhë Nuredin Fetain.
Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për u.d. zëvendës i drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të zgjedhë Nazim Taipin.