Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski në pyetje gazetareske gjatë manifestimit të organizuar nga Oda Ekonomike dha deklaratë për vendimin e kompanisë kineze që të tërhiqet nga kontesti kundër shtetit për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër.
“Është një arbitrazh i nisur nga një nënkontraktor ndaj Sinohidro, dhe Sinohidro ndaj shtetit. Me një qasje të arsyetuar mund të them se në 30 ditët e kaluara është siguruar që ai arbitrazh të tërhiqet. Përndryshe, ekzistonte rreziku që të shpenzohen së paku 50 milionë euro para të popullit dhe këto janë mjete që tani do t'i kemi më shumë për biznes, më shumë për qytetarët, më shumë për investime kapitale. Është mirë që dolëm nga ai procesi kompleks pa u ndëshkuar”, theksoi Mickoski dhe shtoi se ka qenë një mosmarrëveshje që ka dalë nga një nënkontraktor lidhur me marrëdhëniet pronësore juridike që e kanë penguar të punojë pa probleme.