Mickoski për apelin e Filipçes për kod të ri penal: Pasi që u amnistuan nga krimet, u kujtuan për Kod të ri penal

Leksionet ekonomike nga LSDM i kemi parë në 7 vitet e kaluara dhe me të vërtetë pres që të jenë pak më të pjekur dhe më të koncentruar në deklarata dhe autokritikë, thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Kryeministri Mickoski theksoi se i vjen keq që LSDM-ja nga parti është shndërruar në një grup mëhalle që çdo ditë del me teza që as vetë nuk i kuptojnë dhe nuk i besojnë.

“Më vjen keq që janë shndërruar në grup mëhalle që në publik në bazë ditore mendon disa teza që absolutisht askush  i gjallë, ndaj mendoj se as ata vetë nuk i kuptojnë kur i thonë”, tha ai.