Në prag të shënimit të njërës prej festave më të mëdha kombëtare në Republikën e Maqedonisë, 2 gushtit – Ditës së Republikës, ju njoftojmë për aktivitetet që do të zhvillohen nën slloganin “Beteja vazhdon”.
Manifestimi qendror, si çdo vit, do të mbahet më 2 gusht në Krushevë, në vendin Gumenje, në Meçkin Kamen. Në këtë ceremoni do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski. Ky manifestim përfaqëson një moment të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e vendit tonë, ku do të nderojmë heronjtë që shënuan historinë tonë.
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Dafkova do të vizitojë manastirin e Shën Prohor Pçinjskit dhe do të mbajë fjalim me këtë rast në Pelincë. Fjalimi i saj do t'i kushtohet rëndësisë historike të kësaj feste dhe rëndësisë së ruajtjes së identitetit dhe traditave kombëtare.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të vendosë lule të freskëta para përmendores së kryetarit të Presidiumit të ASNOM-it, Metodija Andonov Çento, në sheshin "Maqedonia" dhe do të mbajë fjalim me rastin e këtij manifestimi, i cili do të mbahet para ndërtesës së Kuvendit. Ky akt do të jetë simbol i respektit dhe kujtimit të të parëve tanë që hodhën themelet e vendit tonë.
Me slloganin “Beteja vazhdon”, duam të përcjellim mesazhin se ndjekja e përparimit, lirisë dhe mirëqenies së vendit tonë vazhdon, duke u mbështetur në themelet historike dhe në luftën e të parëve tanë.
Ju ftojmë të jeni pjesë e këtyre ngjarjeve të rëndësishme dhe të festoni këtë festë të madhe me ne.