Faleminderit Kryetar, sot patëm një takim vërtet të rëndësishëm me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe mendoj se u njohëm me të gjitha sfidat me të cilat përballen kompanitë.
Prioriteti ynë kryesor dhe interesi primar është që kompanitë maqedonase të rriten. Sepse ky është një interes – për shkak se sa më shpejt të rriten, sa më fortë të rriten, aq më shumë të ardhura do të kenë në vetë buxhetin, dhe sa më shumë të ardhura të kenë, aq më shumë do të ketë investime në arsim, në shëndetësi do të ketë paga më të larta, pensione më të larta, në bujqësi, në kulturë, në sport, në infrastrukturë etj.
Si Qeveri, jemi të vendosur të punojmë shumë së bashku me ekonominë maqedonase, me kompanitë dhe t'i ndihmojmë ato të rriten më shpejt.
Dhe në atë drejtim, sot kemi diskutuar për huanë që tashmë kemi marrë, prej gjysmë miliardë eurosh, gjegjësisht një kredi për të cilën kemi një marrëveshje së bashku me qeverinë hungareze, e cila tani duhet të nënshkruhet zyrtarisht, pastaj përmes një ligji të zbatohet në kuadër të Parlamentit dhe si do të funksionojë e gjitha për të mbështetur ekonominë; kushtet janë 3.25% normë fikse interesi, 15 vjet, 3 vjet periudhë mospagimi, 12 vjet afat shlyerje. Atë që merr shteti, ia jep ekonomisë.
Tani do të shohim, në fazën tjetër do të hapim diskutime me bankat komerciale për të parë nëse do të plasohet atje si opsion apo do të plasohet në një mënyrë tjetër, por është e rëndësishme që ne nuk duam që kjo kredi të jetë ngarkuar me kushte shtesë sepse vlerësojmë që është e favorshme në treg është ndoshta dy herë më e favorshme se sa ato që mund të ofrojnë bankat e nivelit të dytë dhe vlerësojmë se në këtë mënyrë mund të ndihmojmë ekonominë.
Pika e dytë është një temë që kemi diskutuar dhe në atë kontekst dua të them se janë të gjitha projektet infrastrukturore dhe cila është e ardhmja dhe cilat janë planet tona.
Nga ana e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore po ashtu u potencua fakti rreth pagës minimale u bisedua për bujqësinë, vlerësoj se diskutimi ishte jashtëzakonisht i frytshëm.
Mesazhi im, mesazhi i Qeverisë është që duhet të punojmë së bashku dhe si Qeveri jemi tërësisht në shërbim të biznesit. Biznesi është ai që duhet të inicojë, të propozojë së bashku në një dialog për t'i kapërcyer ato punë.
Nuk e kemi atë praktikë nga qeveritë e mëparshme në sallën e ceremonive brenda Qeverisë që të mbledhim të gjitha Odat Ekonomike dhe të themi çfarë mendojmë atje për gjysmë ore dhe të ikim, prandaj shkojmë në Odat Ekonomike.
Ne do të vazhdojmë të shkojmë, të flasim dhe të dëgjojmë ide dhe ta zgjidhim atë. Po e përsëris, prioriteti i parë dhe kryesor është sigurimi i më shumë parave në buxhet sepse siç është tani është i kufizuar. Si do ta bëjmë këtë? Nëse Odat ekonomike dhe kompanitë dhe ekonomia janë më të suksesshme. Sa më të suksesshme të jenë, aq më shumë fonde do të jenë në dispozicion për të gjitha fushat e tjera të cilat janë të nevojshme.