Mickoski: Në programin tonë është paralajmëruar projekti për taksa të ulëta, i pari do të jetë tatimi mbi fitimin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në takimin  me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ka paralajmëruar ulje të taksave.

„Absolutisht, në periudhën në vijim do ta analizojmë edhe atë fenomen ne thamë se është pjesë e programit tonë që do të përpiqemi të ulim taksat, por të shohim sa do të jenë të ardhurat këtë vit në Buxhet.

Ulje të parë Kryeministri Mickoski paralajmëroi të tatimit mbi fitimin që po e paguajnë tani dhe të gjitha kompanitë shumëkombëshe që planifikojnë ta konsolidojnë fitimin e tyre këtu te ne dhe ai fitim arrin në 50 milionë euro.

Hapi i parë drejt uljes së tatimeve do të jetë  tatimi mbi fitimin që po e paguajnë tani dhe të gjitha kompanitë shumëkombëshe që planifikojnë ta konsolidojnë fitimin e tyre këtu te ne dhe ai fitim arrin në 50 milionë euro. Plus ata do të fitojnë subvencion dhe mënyra e llogaritjes së fitimit do të jetë deri në 5 për qind. Deri më tani ishte deri në 10 për qind, në këtë rast do të jetë deri në 5 për qind”, theksoi Kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski u bëri thirrje të gjitha kompanive maqedonase që bashkëpunojnë me kompanitë ndërkombëtare multinacionale që të investojnë në shtet.

„Prandaj ju bëj thirrje, shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjitha kompanitë maqedonase që bashkëpunojnë me kompani globale multinacionale në Maqedoni dhe menjëherë pas kësaj votohet që të mund të konsolidojnë biznesin e tyre dhe këtu do të thotë më shumë likuiditet për ekonominë maqedonase dhe më shumë para në bazë të tatimit mbi fitimin në Buxhet”, deklaroi Kryeministri Mickoski.