Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski e përmbylli serinë e takimeve me të gjithë krerët e komunave me takimin e sotëm me krerët e komunave nga rajoni planor verilindor.
“Jam i kënaqur që në kohë të shkurtër kam arritur të realizoj takime personale me të gjithë krerët e komunave, nga të cilët arrita të marr informacione për funksionimin e secilës komunë. Krerët e komunave përballen çdo ditë me sfida dhe Qeveria dhe unë si Ministër i Vetëqeverisjes Lokale kemi plan për të përmirësuar gjërat përmes bashkëpunimit. Po e realizojmë premtimin për mbështetje të madhe financiare për projekte kapitale nëpër komuna, sepse ju nejovitet qytetarëve”, tha ministri Perinski.
Në takim u theksua se megjithëse rajoni planor verilindor është më i pazhvilluari në aspektin e zhvillimit, komunat e rajonit kanë potencial për zhvillim dhe është e nevojshme mbështetja e Qeverisë për realizimin e projekteve kapitale që zgjidhin çështje të rëndësishme për qytetarët, por janë edhe në funksion të zhvillimit lokal. Bëhet fjalë për një rajon planor i cili ka potencial për zhvillimin rural, për zhvillimin e turizmit, si dhe për zhvillimin e bizneseve të vogla. Është e nevojshme të investohet në infrastrukturën rrugore dhe komunale për të krijuar kushte primare për zhvillim më të shpejtë ekonomik. Prandaj, u tha se komunat llogarisin mbështetjen e Qeverisë dhe kjo është edhe motiv i fortë për përgatitjen e projekteve që do të financohen në vazhdimësi.
Përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale njoftuan se Komuna e Kratovës do të aplikojë me projekt për rindërtimin e rrugës lokale nga Kratova në fshatin Blizanci, dhe Komuna e Likovës me dy projekte, për rregullimin e shtratit të lumit në rrjedhën e ujit, Golem Doll në fshatin Orizar dhe me projektin bazë për rindërtimin e ujërave atmosferike dhe rregullimin e shëtitoreve me pllaka të bekatonit në fshatin e Matejçes.
Ministri Perinski inkurajoi krerët e komunave se nuk do të lihen vetëm.
“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të krijojë një qendër resusrsesh e cila do t'i mbështesë komunat në përgatitjen e projekteve, si dhe do t'i forcojë kapacitetet e tyre për kryerjen më të mirë dhe më efikase të detyrave në kompetencë të tyre”, tha ministri Perinski.