Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut I angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, më 1 gusht 2024 në Qeverinë e Republikës së Kosovës, me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Parë përgjegjës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe dialogu Besnik Bislimi, zhvilloi një takim zyrtar.
Në takim u konstatua se të dy vendet janë vende mike dhe bashkëpunojnë ngushtë në disa fusha, duke ndarë vlera dhe bindje të përbashkëta.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë të përkushtuara për krijimin e kushteve për të garantuar sundimin e ligjit, sigurinë dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe të rajonit më gjerë.
Të dy homologët ranë dakord se bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe forcohet në disa fusha si infrastruktura rrugore, turizmi, marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike dhe lidhja e thellë mes qytetarëve të dy vendeve.
Në takim u vu theksi në shqyrtimin e mundësisë që deri në fund të vitit të organizohet një seancë e përbashkët e dy qeverive në Prishtinë dhe në ndërkohë të kontrollohet statusi i 11 memorandumeve të nënshkruara të seancës së përbashkët të të dy qeverive e mbajtura në vitin 2022.
Sa i përket infrastrukturës rrugore që lidh të dy vendet, u theksua sërish nevoja e përfundimit sa më të shpejtë të segmentit Shkup-Bllacë, e cila do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të dy vendeve dhe do të përshpejtojë qarkullimin e mallrave ndërmjet dy vendeve. . Gjithashtu u theksua nevoja për lidhjen e dy vendeve përmes ndërtimit të infrastrukturës rrugore ndërmjet Tetovës dhe Prizerenit, e cila do të përmirësojë dhe lehtësojë lidhjen e njerëzve nga të dy anët e kufirit.
Në takimin e përzemërt u diskutuan edhe tema të ngjashme aktuale me interes për dy vendet mike.