Kryeministri Mickoski tha se politika e pasioneve të ulëta të udhëhequra nga LSDM është vetëm mungesë vizioni, konfliktet nga brenda që duan t'i bartin jashtë, problemet e tyre, të bëhen probleme të kombit dhe përderisa mbyten në baltë duan të na tërheqin të gjithëve.
“Politika e pasioneve të ulëta që ata drejtojnë flet vetëm për mungesën e vizionit, konflikteve nga brenda që duan t’i bartin jashtë, problemet e tyre, të bëhen problemet e kombit dhe përderisa mbyten në baltë duan të na tërheqin të gjithëve. Kjo është diçka që nuk do ta lejoj”, është decid ai dhe shtoi:
“Dhe ndërkohë që po mbaj këtë fjalim, dua të shpreh respektin e veçantë për zjarrfikësit dhe njerëzit që janë ende sot në terren dhe luftojnë me stuhitë e zjarrit që janë sfidë me të cilën po përballen shumë vende. Performojmë në mënyrë të organizuar dhe duhet t'i mbajmë gjërat nën kontroll. Do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën, pavarësisht se çfarë dëgjojmë nga politikanë të papërgjegjshëm. Do të vazhdojmë betejën në Maqedoninë Lindore dhe Qendrore dhe Perëndimore dhe Jugore dhe në Maqedoninë e Veriut kudo që ka nevojë në këto 26 mijë kilometra katrorë. Dhe nuk do të hyj në narrativën e tyre të gjuetisë së fantazmave, goditjeve të ulëta dhe prishjes së unitetit”.