Përgjigje nga Qeveria në lidhje me informacionin e publikuar nga “Top Channel”

Në lidhje me informacionin e publikuar nga “Top Channel”, duam të theksojmë se bëhet fjalë për një lajm të rremë klasik.

Përpjekja për të krijuar konfuzion të qëllimshëm është më se e dukshme dhe nuk do të merret seriozisht nga asnjë qytetar të ndërgjegjshëm. Gjegjësisht, nëse shihet videoja me kujdes, është e qartë se bëhet fjalë për ndryshimin e flamurit ekzistues të BE-së, i cili ishte aty që nga konferenca e mëparshme për shtyp, me flamur të ri për ngjarjen e mbajtur më vonë me kryeministrin e Kosovës.

Nuk u gabua flamuri, por thjesht është rregjistruar ndërrimi i flamujve, gjegjësisht në inçizimin është keqpërdorur momenti kur flamuri i BE-së i cili qëndron pranë flamurit kombëtar është zëvendësuar me qëllim që të vendoset flamuri i vendit nga i cili vjen mysafiri, në këtë rast Kryeministri i Kosovës.

Ky lloj i të ashtuquajturit raportim përfaqëson përpjekje klasike për të relativizuar të gjitha skandalet dhe dështimet e qeverisë së mëparshme. Amatorizmi kur flamujt e shteteve gaboheshin ose vendoseshin mbrapsht, nuk është dhe as nuk mund të jetë rast me këtë pushtet ekzekutiv.

Kërkojmë nga mediat përpara se të publikojnë dezinformata të tilla sensacionale dhe lajme të rreme, të kontrollojnë faktet. Në të kundërtën ata bëhen pjesë e betejës së pandershme dhe të pistë politike të forcave retrograde që pësuan disfatë katastrofike në zgjedhje.

Me respekt,