Të nderuar,
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhje të rregullt.
Qeveria sot shqyrtoi informacionin për gjendjen e zjarreve në vend, me ç'rast është theksuar se nga 13 zjarre, dy janë shuar plotësisht, katër janë aktivë, ndërsa të tjerët janë nën kontroll. Problemin më të madh e paraqet zjarri në afërsi të fshatit Breznicë, ku terreni është i vështirë dhe i paarritshëm.
Në këtë drejtim u theksua se zjarri në Kosel është nën kontroll, në Pllasnicë është shuar, zjarri në Dellçevë është shuar, ndërsa në Vrazhallë është nën kontroll.
Është potencuar se është kaluar një periudhë veçanërisht e rëndë në 10 ditët e kaluara, me 66 zjarre të reja. Vetëm në muajin korrik janë regjistruar 620 zjarre.
U potencua edhe reagimi i shpejtë nga Qeveria, se pas zjarreve të para të mëdha në vetëm disa orë, u shpall gjendje krize, dhe iu përgjigj kërkesës për përfshirjen e Armatës me ndihmë për t'u përballuar me situatën. Me këtë, është vepruar në kohën më të shkurtër të mundshme dhe brenda kësaj kohe është vepruar në mënyrë operative në shkallën më të lartë. Gjithashtu u theksua gjendja tejkaloi burimet e brendshme, respektivisht ato ishin të pamjaftueshme për t'u përballuar me zjarrin dhe menjëherë Qeveria kërkoi ndihmë nga jashtë, respektivisht u aktivizua Mekanizmi i mbrojtjes civile i BE-së, duke marrë parasysh gjendjen e vështirë dhe burimet në dispozicion.
Është diskutuar edhe për dëmet, por edhe për shkaqet e numrit aq të madh të zjarreve. Konstatimi është se pjesa më e madhe e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, kryesisht pa dashje, për shkak të djegies së tallashit, kullotave dhe megjeve, ndërsa në zonën e zjarreve të shkaktuara me dashje, mbizotërojnë motivet kriminale dhe ka më shumë raste të tilla që po hetohen.
Në të njëjtën kohë, Qeveria mori vendim për shpërblim në shumë prej 3 milionë denarë për basketbollistët nën 18 vjeç që fituan medaljen e artë në kampionatin evropian të basketbollit. Basketbollistët e ri fituan 8 fitore radhazi.
Lidhur me qëndrimin e Qeverisë për rritjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve të shërbimeve në telefoninë mobile dhe fikse, ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski e informoi Qeverinë se është pranuar një letër paramendimi nga operatori 4iG Group.
4iG Group është operatori i dytë më i madh i telekomunikacionit në Hungari dhe një integrues kryesor i sistemit të IT, me një portofol investimesh në rritje në sektorin e hapësirës dhe industrisë së mbrojtjes. Në vitin 2022, 4iG Group zgjerohet në tregjet e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor, duke vendosur pozicione të rëndësishme në Mal të Zi dhe Shqipëri përmes lançimit të markës së vet të telekomunikacionit – ONE.
“4iG Group” shprehu interesim për të analizuar kushtet për hyrjen në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni dhe ofrimin e shërbimeve në telefoninë mobile dhe fikse. Nisma është në përputhje me strategjinë e "4iG Group" për të zgjeruar praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministria e Punëve të Brendshme propozoi informacionin në lidhje me një proces reformimi në fushën e trajnimit, pra arsimimit të kandidatëve për polic, ku mundësia e rikthimit në arsimin e mesëm policor, e cila ka përparësitë përkatëse ndaj kurseve të mëparshme nëntëmujore për punësimin e punonjësve të rinj të policisë.
Janë miratuar disa vendime të kuadrove.
•Prof. dr. Suzana Jordanovska, me propozim të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave, emërohet ushtruese detyre, drejtoreshë e Laboratorit Shtetëror Fitosanitar.
• Romeo Trenov emërohet ushtrues detyre, drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë së Ujërave
• Fikret Hoxha emërohet ushtrues detyre drejtor i INK Burgu Manastir.
• Garip Kaba me propozim të ministrit të Financave emërohet ushtrues detyre Zëvendësdrejtor i Drejtorisë Doganore organ në kuadër të Ministrisë së Financave.
Qeveria miratoi ribalancin, më saktë propozimin plotësues të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
Ky ribalanc parasheh para për rritjen e pensioneve, paga më të larta në disa institucione. Mjetet për realizimin e projekteve kapitale nëpër komuna, si dhe punësimin e 300 specialistëve të rinj në shëndetësi, si pjesë e projektit për punësimin e 600 specialistëve të rinj, amendamente të pranuara në vlerë prej 350 milionë denarë.
Me plotësimin që do të dorëzohet për miratim në Kuvend, parashikohen shtesa në:
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në vlerë prej 350,2 milionë denarë, 147 milionë denarë për blerje të pajisjeve për Këshillin inspektues, 60.000.000 denarë për MPB për blerje të materialeve për dokumente personale, 87,2 milionë denarë për realizimin shtesë të Projektit të Digës së Otinjës dhe 20 milionë denarë shtesë janë dedikuar për kompensim për pronën e sekuestruar për Projektin e Digës së Otinjës (shpronësimi), në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, 18,7 milionë denarë për projekte kërkimore-shkencore dhe 3,3 milionë denarë për blerje të pajisjeve, si dhe 138.000 denarë për realizimin shtesë për blerje të pajisjeve te Avokati i Popullit.
Me ribalancimin e buxhetit sigurohen:
- 4,1 miliardë denarë mjete shtesë për pagesën e pagave. Mjete të nevojshme për realizimin e obligimeve të marra për rritjen e pagave, në përputhje me marrëveshjet kolektive të nënshkruara dhe vendimet ligjore që janë miratuar pas miratimit të Buxhetit për vitin 2024, përkatësisht:
• Marrëveshja kolektive e UKM-së dhe ndryshimi i ligjeve për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore;
• Harmonizimi i pagës minimale për punonjësit ku paga minimale është pjesë përbërëse e pagës bazë.
• Harmonizimi i pagave sipas indeksit të kostos së jetesës për gjashtë muajt e parë të vitit, në përputhje me përcaktimet e Kontratës së përgjithshme kolektive për punonjësit në sektorin publik, dhe kjo e drejtë do të paguhet me pagën e shtatorit të punonjësve.
- 5,1 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e një jete më të mirë dhe më cilësore për qytetarët më të moshuar.
Gjithashtu janë siguruar:
- 1 miliard denarë për ZZHTI,
- për subvencione dhe transfere për mbështetje të drejtpërdrejta financiare në sektorin e bujqësisë 1,7 miliardë denarë shtesë.
- për vaktin studentor 437 milionë denarë shtesë, si dhe 207 milionë denarë për pagesën e bursave.
- për bllok grante janë planifikuar mjete shtesë prej 300 milionë denarë.
- 800 milionë denarë për pagesa të interesit për kreditorët vendorë dhe ndërkombëtarë.
5,1 miliardë denarë për pagesën e garancive të aktivizuara në bazë të borxheve të NP dhe SHA në pronësi shtetërore, si dhe mjete shtesë.