Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për vazhdimin e masave shtesë parandaluese për shkak të valës së të nxehtit edhe për ditën e enjten.
Lirimi nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç për ditën 15.08.2024 (e enjte).
Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në ambient të hapur, për të shmangur kryerjen e aktiviteteve të ndërtimit dhe aktivitetet e tjera të punës në ambient të hapur në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.
Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e respektimit të rregulloreve ligjore në këtë fushë.
Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren në ambient të hapur në periudhën prej orës 11:00 dhe deri në orën 17:00.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë.