“Shikoni, kompania ka qenë këtu për shumë vite. Nga ajo që na është prezantuar tashmë janë investuar më shumë se njëqind milionë euro dhe qëllimi ynë është që nga përqindja që na është paraqitur se produktet maqedonase do të jenë të përfaqësuara në raftet e kompanisë, ajo përqindje të arrijë shumë afër 50 për qind, tani nuk do të flisja sa është ajo përqindje, por është shumë larg asaj që ne si Qeveri e presim. Ne presim së paku 50 për qind produkte maqedonase të ketë në ato rafte nga kompanitë maqedonase”, nënvizoi Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për problemet me të cilat ballafaqohet menaxhmenti i kompanisë “LIDL”.
Kryeministri Mickoski theksoi se ka një trend të rritjes së eksportit të produkteve nga kompanitë maqedonase në marketet "LIDL" në mbarë Evropën dhe potencoi se nëse dëshironi, çdo gjë është e mundur.
“Eksporti që tani është i mirë, le të themi se ka një trend rritës, po dyfishohet, presin nga disa qindra mijë euro në vitin 2022, në dy milionë e gjysmë në 2023, tani është 2024/2025, pesë gjashtë milionë do të jetë eksporti i kompanive të produkteve maqedonase në marketet "LIDL" kudo në Evropë duhet të rritet, të jetë 10, 50, pse jo 100 dhe vlerësoj se nëse dëshironi çdo gjë është e mundur", tha Kryeministri.
Pres që prodhuesit maqedonas së bashku me menaxhmentin e kompanisë “LIDL” të punojnë në drejtim të arritjes së cilësisë, normave që kërkon kompania për një çmim të pranueshëm për qytetarët e Maqedonisë”, tha Kryeministri Mickovski dhe shtoi:
“Unë i inkurajoj, dhe ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë, do të japim, pa ndërmjetës, pa provizione, pa me më dhënë diçka, se unë e njoh këtë në atë komunë, kështu unë do t’ju kryej punën për ju. Nuk do të ketë më gjëra të tilla, nuk do të ketë pengesa të tilla, ne si Qeveri do të ndalemi dhe të gjithë ata që deri më tani mendonin se ishte një lloj ndërmjetësi për t’i lehtësuar dikujt do të duhet të kërkojnë një punë tjetër”.